• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORITË PREKËSE TË TË SËMURËVE ME COVID-19 NË ITALI/ Infermierja shqiptare: Shpërthej në lot kur më vdesin në duar! Në spital ka edhe shqiptarë të shtruar
Home
Sociale

HISTORITË PREKËSE TË TË SËMURËVE ME COVID-19 NË ITALI/ Infermierja shqiptare: Shpërthej në lot kur më vdesin në duar! Në spital ka edhe shqiptarë të shtruar

4 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Çifti Fatmir e Valbona Hyka që rrëfyen historinë e mundimshme të dashurisë së tyre, e cila trumfoi me ardhjen e tyre në Itali, treguan për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 edhe luftën e tyre në jetën e përditshme, luftën me COVID 19, pasi të dy, Fatmiri transporton me ambulancë pacientët me COVID 19, kurse Valbona iu shërben atyre si infermiere.

Ata thonë se në spitalin ku punojnë ka pasur edhe shqiptarë të shtruar. Po ashtu Valbona rrëfeu live se i ka parë vetë në momentet e fundit të jetës shumë prej pacientëve. Kjo gjë I ka lënë shenja të thella në kujtesë. Por kjo nuk e ndal të vazhdojë punën. Kjo është një betejë thotë ajo që duhet cuar deri në fund, pavarësisht vuajtjeve.

“I shërbejmë pacientëve me COVID 19, më kujtohet një ditë kur ra zilja e alarmit për një pacient, shkova me shpejtësi për t’I dhënë ndihmën, por pacienti na la. E ndihmova, I ula jastëkun, i dhamë ndihmë e parë por ishte e pamundur ta rikthenim në jetë.Më shkonin lotët vu…se ai njeri ishte vetëm fare këtu, gruaja dhe djali ishin në shtëpi. Në spital ka pasur edhe shqiptarë të shtruar, pop o njërin e mbaj mend shumë mirë”,- tha Valbona.

Më herët edhe Fatmiri rrëfeu sfidën e përditshme. “Cdo dite e jona eshte nje lufte e vertete, mua do me duhet cdo dite te perballem me paciente te semure rende apo me raste emergjence qe i shoqeroj me ambulance per ne spital. Edhe Vale cdo dite eshte ne sherbim te te semureve me Covid -19, pasi aty ku ajo punon te semuret me covid marrin sherbime te ndryshme pasi kjo si semundje shkakton shume probleme si gjakederdhje te brendeshme apo probleme pulmonare. Ne jemi te dy ne vijen e pare te luftes, po ta shikosh fytyren tone e kemi plot shenja nga mbajtja e maskes. Punojme rreth 12 ore ne dite. Kur vjen momenti qe shkojme ne shtepi eshte edhe ankthi me i madh pasi na duhet qe te perballemi me friken e infektimit dhe trasmetimin te vajza jone e cila ndodhet ne shtepi. Shume vuajtje, shume lufte me kete vrases te heshtur, shume vdekje kemi pare me sytë tane. Ne luftojme cdo dite dhe japim ndihmen tone per keta te semure te prekur me COVID 19. Puna jone eshte sa e lodheshme aq edhe e bukur. Cdo nate kur vendosim koken ne jastek lusim zotin te mos jemi infektuar”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FILMUA DUKE BËRË SKENA TË TURPSHME/ Policia përjashton efektivin: Shkeli rëndë kodin e etikës (VIDEO)
Previous article NË EKUIPASH ISHIN 5 PERSONA/ Ja momenti kur helikopteri përplaset në tokë, zbulohet arsyeja pse u rrëzua (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT