Në debatin që ka përfshirë dhënia e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos, është futur edhe historiani Arben Llalla, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se arsyeja e dhënies së pasaportës shqiptare për Janullatosin është për shkak të një sëmundje nga e cila ai vuan prej kohësh.
POSTIMI:
Dhënia e shtetësisë shqiptare Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi lidhet me miqësinë e ngushtë që ka ai me familjen Meta, por edhe me sëmundjen e kancerit që e mundon Janullatosin prej disa vitesh. Pritet që deri në Mars 2018 të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i KOASH-it i cili do jetë Mitropoliti i Korçës Joani Pelushi. Deri atëherë Zoti e mëshiroftë Anastas-Tasos Gierasimos Janullatosi.



