• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Vjehrra ndau çiftin, gruaja tentoi të mbytet, burri braktisi foshnjën…
Home
Sociale

HISTORIA/ Vjehrra ndau çiftin, gruaja tentoi të mbytet, burri braktisi foshnjën…

17 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ishte një 19-vjeçare në momentin kur vendosi të martohej në vitin 1991. Feim Kocija nga Cakrani ishte djali që familja ia prezantoi vajzës nga Fieri. Lefteria nuk do ta kishte cuar kurrë në mendje se fill pas kësaj martese do të lindnin hendeqe të mëdha. Kur ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë edhe pse marrëdhëniet mes ciftit ishin të mira, do të ishte Bukuria vjehrra e saj që nuk do të lejonte që kjo harmoni të shkonte gjatë.

Në atë kohë Feimi punonte në kooperativë, ndërsa Lefteria iu nënshtrua vetëm fatit të saj. Feimi e dëgjonte shumë nënën e tij. Në kohën e ndryshimeve të mëdha Feimi pati provuar edhe emigrimin. Ai kalonte ilegalisht kufirin në Greqi nga mali, punonte me sezone dhe kthehej sërish. Vjehrra detyronte nusen të punonte tokën, paçka se e reja ishte shtatzënë. Asnjëherë nuk shkoi në qendrën shëndetësore për të parë mbarëvajtjen e shtatzënisë. Një martesë e destinuar të dështonte.

Kur Leferija iu nënshtrua fatit të saj, që në kohën kur lindi vajzën dhe nuk e pa më me sy. Lefteri detyrohej që në cdo moment ti nënshtrohej kërkesave që kishte vjehrra e saj. Ndërsa punonte arave erdhi casti që Lefteria të lindte. Kaloi vështirësi të mëdha, kur iu desh të përshkonte në këmbë në dy fshatra për të mbërritur deri në qendrën shëndetësore më të afërt. E kalo edhe këtë siklet, kur Lefteri solli në jetë vajzën e saj më 2 mars të vitit 1992. Ajo vendos ta quajë Jonida, gëzimi më i madh vecanërisht për Lefterinë, e cila kishte vuajtur shumë. Edhe pas kësaj, familja ku ajo jetonte nuk u kënaq kurrë. Vjehrra donte djalë ndërsa sillej me nusen e saj edhe më keq. Vajza ishte 10 muajshe, kur Feimi nis të vë dorë mbi bashkëshorten e tij.

Lefteria detyrohet që pas gjithë mundimeve të pranojë të fundit nga bashkëshorti i saj, nxjerrjen jashtë nga shtëpia bashkë me foshnjën. Ajo shkon në pragun e shtëpisë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa e vjehrra e kërcënon me jetë. Në gjithë këtë episod traume Lefteri lë vajzën dhe tenton të mbytet. Fatmirësisht i shpëton këtij vendimi fatal ndërsa kthehet për hir të vajzës. I shoqi i thotë se foshnjën e kishte lënë në derën e spitalit të fëmijëve në Fier, atje ku ajo nuk shkoi kurrë për ta kërkuar, për shkak të te gjitha rrethanave që ndodhën.

Sot, pengu i kësaj nëne mbetet Jonida Kocija. 27-vjecarja që kërkohet nga Lefteria, nëna që e lindi por nuk e pati më kurrë. Ajo u lind në Cakran dhe baba Feimi e la ne derën e spitalit të fëmijëve në Fier datën e 23 nëntorit të vitit 1992. Pas braktisjes nga familja, fati i vajzën u nis në korridoret e spitalin për të përfunduar më pas në shtëpinë e fëmijës Vlorë, prej aty ku nëna s’ka mundur të mësojë asgjë lidhur me fatin e Jonidës së vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET E ARDHMJA E YLLIT KOLUMBIAN/ Shpërthen presidenti i Napolit për James Rodriguez
Previous article "NUK DO VIJË BEBI"/ Rudina Xhunga flet për vendimin që ka marrë pas lindjes së vajzës (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT