• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ Mbesa takoi tezen që e kërkonte prej vitesh ndërsa jetonte me të atin që e njihte si dajë
Home
Sociale

HISTORIA TRONDITËSE/ Mbesa takoi tezen që e kërkonte prej vitesh ndërsa jetonte me të atin që e njihte si dajë

19 February, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

 

Regida ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar prejardhjen biologjike të nënës së saj, Shkëndijes pas 63 vitesh. Ajo nuk e di që stafi i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ka arritur ta gjejë këtë familje dhe në studio ndodhen Qemali dhe Emineja, fëmijët e njërës prej tezeve të mamit dhe në lidhje direkte nga Norvegjia është Mirela, një tjetër kushërirë. Të gjithë janë tronditur nga kjo histori sepse për Shkëndijen e dinin se ka ndërruar jetë pak ditë pas lindjes.

Regida: Një takim, përpara 4 vitesh diku, përpara periudhës së Covid-it, mami shkon për të bërë fizioterapi te një klinikë në Durrës. Aty takon një zonjë të moshuar dhe në radhë lindin këto muhabetet siç e kanë traditë shqiptarët.

Ardit Gjebrea: Nga je, nga të kemi, vajza e kujt je?

Regida: Po. Meqenëse zonja ishte  në moshë, mami u prezantua me jam vajza e … tha emrin dhe mbiemrin e të ëmës dhe të atit. E shtangur, zonja i tha që jam motra e ish-nuses së dajës tënd të madh.

Ardit Gjebrea: Pra, si e kishte emrin zonja?

Regida: Zonja prezantohet me emrin Myzejen.

E ëma e Regidës, e quajtur Shkëndije kishte dëgjuar që daja i madh, i quajtur Agim, kishte qenë i martuar. Martesa e parë zgjati pak për shkak të sëmundjes së nuses, Qefseres, pasuar nga vdekja e saj. Nga martesa e dytë ka 4 fëmijë të tjerë ndërsa ai sot nuk jeton më. Me kalimin e ditëve dhe rrjedhjen e bisedave, Myzejeni vijonte t’i tregonte Shkëndijes për një mbesë të cilën mendonte që kishte vdekur.

Në një moment ajo i thotë Shkëndijes “mos je ti mbesa ime?” duke e shtangur. Shkëndija nisi të rendiste argumente që ajo ishte rritur në familjen e saj e jo në jetimore, kishte motra e vëllezër dhe kjo nuk i përputhej. Megjithatë, Myzejeni ishte e bindur se kishte takuar mbesën e saj sepse i thoshte që shihte një ngjashmëri shumë të madhe me motrën e saj që kishte ndërruar jetë, Qefseren.

Regida, vajza e Shkëndijes, tregon se më vonë mamaja e saj shkëputi kontaktet me Myzejenin, por e ëma ka pyetur të afërm duke kërkuar të vërtetën dhe një prej dajave ia ka pranuar që është e adoptuar.

Regida: Pyeti një dajë tjetër dhe pak ditë para Vitit të Ri ai ia  pranoi dhe ia konfirmoi që ti je vajza e Agimit dhe e Qefseres.

Ardit Gjebrea: Pra, mami yt, i bie që të kishte takuar tezen e saj.

Regida: Tezen e saj.

Ardit Gjebrea: Dhe tashmë mami  po kërkonte tezen e saj, pasi ia kërkoi daja. Ndërkohë i tha je vajza e Qefseres dhe e Agimit. Dhe mami yt Agimin e dinte dajë, daja i madh. Ndërkohë mori vesh që ishte babai biologjik i saj. Dhe kush e kishte marrë mamin tënd?

Regida: Mamin tim e kishte marrë halla, e ka rritur halla dhe burri i hallës.

Ardit Gjebrea: Po pse e kishte marrë halla?

Regida: Po në momentin kur mami ka qenë në jetimore, i bie gjyshi i të ëmës, gjyshi i mamit tim ka qenë sëmurë duke vdekur dhe aty thotë “nuk më del shpirti duke lënë atë fëmijë në jetimore”. Nëna ime ngrihet dhe i thotë “të rrish i qetë se vajzën do ta marr, do ta rris si fëmijën tim bashkë me dy të parat”. Dhe mamin e mori halla.

Ardit Gjebrea: Për mos ta lënë në jetimore.

Regida: Po.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Një orë vrap shton 7 orë jetë
Previous article "NUK MË KISHE PARË JASHTË?" Luizi i përgjigjet Kiarës: Me ato foto me 750 filtra...

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT