• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Më linte pa ndjenja, kam tentuar…
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA TRONDITËSE/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Më linte pa ndjenja, kam tentuar…

23 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel, ka transmetuar ditën e sotme një intervistë të trishtë. Një 39-vjeçare ka rrëfyer dhunën çnjerëzore të bashkëshortit të saj. Madje ajo është dhunuar edhe nga familjarët e tij.

Elvina Gjoka u martua me mblesëri në moshën 17-vjeçare. Që në fillim të martesës ajo u përball me dhunën nga bashkëshorti dhe familja e saj. Elvina ka një djalë 15-vjeçar, i cili është dhunuar gjithashtu nga babai i tij. Tashmë ajo ka një vit e gjysmë që është divorcuar nga bashkëshorti.

“Kam duruar tortura çnjerëzore”/ 39-vjeçarja

Për mikrofonin e “Shqipëria Live”, Elvina ka rrëfyer dhunën e madhe fizike dhe psikologjike që i është bërë asaj. Madje ajo ka shtuar se nga torturat e mëdha, ka tentuar disa herë që të vrasë veten.

“Kam duruar tortura çnjerëzore, më ka rrahur dhe më ka lënë pa ndjenja. Nga torturat e shumta kam tentuar shumë herë vetëvrasjen, doja të hidhesha nga urat e Greqisë. Gjithashtu u kam dalë disa herë makinave përpara, nuk mendoja as për djalin tim. Kam tentuar të vras veten në tualet, kam pirë fostoksinë”, ka rrëfyer Elvina.

“Kam duruar tortura çnjerëzore”/ 39-vjeçarja

Kjo e fundit ka treguar se bashkëshorti ka rrahur edhe babanë e saj, pasi ai i kishte thënë që të shkonte ta denonconte atë. Elvina ka rrëfyer se si familjarët e burrit e kanë rrëmbyer dhe e kanë rrahur keq.

“Kemi pas jetuar në një shtëpi të vogël, e më rrihte dhe më linte në një barake pa ndjenja derisa merrja veten. Më ka zhveshur dhe më ka nxjerrë në rrugë për të fjetur. E kanë torturuar edhe djalin, e kanë bërë për spital. Aty nuk durova dhe shkova e bëra denoncimin”, rrëfen 39-vjeçarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR ADHURUESET E MODËS/ Këto janë trendet e syzeve të diellit që do t’i shihni kudo gjatë verës
Previous article LIGJI ANTI-LGBT NË HUNGARI/ Von der Leyen: Bie në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT