• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA TRONDITËSE/ 18-vjeçarja përdhunohej prej vitesh nga babai grek dhe së fundmi nga polici
Home
Jetë

HISTORIA TRONDITËSE/ 18-vjeçarja përdhunohej prej vitesh nga babai grek dhe së fundmi nga polici

12 July, 2021 s.autor Jetë

Opinioni publik në Greqi është tronditur nga historia e një vajze 18 vjeçe, nga lagjja Ilioupoli e Athinës, e cila përdhunohej për vite me radhë nga babai i saj dhe muajt e fundit nga një oficer policie që e detyronte të prostituonte dhe e mbante të mbyllur në shtëpinë e tij.

Rasti në fjale është mësuar dhe publikuar orët e fundit, pasi 18-vjeçarja mundi të largohej nga shtëpia ku mbahej me forcë, duke i dhënë fund viteve të abuzimit seksual dhe makthit të përdhunimit nga ana e babait të saj.

Ajo ka mundur të largohet dhe t’u zbulojë autoriteteve atë që kishte përjetuar, të shtunën në mbrëmje në një moment kur oficeri i policisë, 39 vjeç që e mbante të burgosur për muaj me radhë, nuk ka qenë në shtëpi.
Sipas dëshmive rrënqethëse të saj , nga mosha 11 vjeç i ati abuzonte seksualisht ndaj saj dhe çastet e tmerrshme kanë zgajtur deri në moshën 17-vjeçare, kur vendosi të largohej nga shtëpia.
Por përsëri ajo ka rënë pre e orekseve të sëmura, kësaj here të një polici, i cili me dhunë dhe kërcënime e mbajti peng në shtëpinë e tij dhe e detyronte atë të prostituonte, madje nën efektin e lëndëve narkotike që ai ia jepte me forcë.

Bëhet fjale për një oficer policie që muajt e fundit ishte i pezulluar përkohësisht nga detyra, pasi ndaj tij kishte akuza të kolegëve për kërcënime dhe akte të dhunshme dhe ndodhej në procesin e një hetimi të brendshëm.

Menjëherë pas denoncimit të 18-vjeçares babai i vajzës, 54 vjeç, dhe oficeri i policisë janë arrestuar dhe janë çuar në prokurori, ku u janë dhënë mbi 14 akuza.

Çështja ka marrë edhe ngjyra politike me partine opozitare Syriza që ka akuzuar edhe një herë për paaftësi, ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit si dhe për procedurën e deponimit të 18-vjeçares, që në ditën e parë nuk i është dhënë sipas ligjit një avokat gjatë procesit, në një përpjekje siç thuhet, për të mbuluar skandalin në fjalë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKON NË 400 NUMRI I TË HELMUARVE NË KOSOVË/ Përfundojnë në spital me të vjella e simptoma të tjera
Previous article KUFIZIMT NGA COVID-19/ Rihapet Qafë-Thana për punëtorët sezonalë

s.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT