Gjykata e Korçës ka dënuar me 25 vite burg Olger Mustafën, autorin e vrasjes së Altin Balliut në janar të vitit 2019.
Report Tv solli në vëmendje këtë ngjarje të ndodhur më 17 janar të 2019 me anë të një dokumentari të historisë tragjike të vrasjes së Altin Balliut. I riu që po festonte me shoqërinë e tij ndërrimin e viteve, por që festa u kthye në tragjedi. Kjo pasi një i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë që ishte liruar me kusht nga gjykata,por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove, përplaset fizikisht me grupin e të rinjve që festonin, duke vrarë me armë Altin Balliun.


