Aksidenti i sotëm, ku Elena Avdillari 23 vjeçe, humbi jetën mbetet ende i pazbardhur. Policia fillimisht tha se po hetonte mbi dy pista: Në një ngjarje aksidentale, dhe në një me dashje.
Duket se dyshimet të dërgojnë në pistat e një vrasjese që ndoshta mund të jetë bërë për shkak të dyshimeve se ishte pjese e rrjeteve te trafikut te prostitucionit te kontrolluar nga bandat shqiptare dhe grupet kriminale ne Itali.
Ose Elena ka tentuar të dalë nga skemat e pazareve që mund të ishte futur dhe menjëherë është kercënuar, gjë e cila mund ta ketë “anulluar” edhe udhëtimin e saj për në Itali.
Çfarë ndodhte: E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.
Edhe më herët në një prononcim për mediat nëna e Elenës, Rozafa Glloga ka thënë se vajza e saj ka qenë disa herë në Itali, pasi atje punonte.
Nëna ka deklaruar se ajo me lekët që merrte në Itali mbante familjen dhe kjo ishte hera e katërt që po ikte. Por, vetëm për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.
“Vajza ime shkonte here pas here ne Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 qe po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati qe nuk u nis ne Itali. Lajmin e vdekjes e kane mësuar shoqet e saj qe jetojne ne Itali pasi e panë ne televizor. Ne mengjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dje na ndihmonte financjarisht pasi jemi te varfer. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”, tregoi mes dhimbjes nëna e viktimës.
Raste si i Elenës ka dhe të tjerë, veçanërisht ato të cilat bashkëshortët e tyre nuk kanë “duruar, më e i kanë vrarë mizorisht.
Jo vetëm Korça, por e gjithë Shqipëria u trondit nga krimi makabër në familje ku babai 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e tij të vegjël dhe më pas veten brenda në shtëpi. Pas këtij lajmi aq sa tronditës edhe shokues doli në pah arsyeja se pse Naumi kishte vepruar në këtë mënyrë.
U tha se ai këtë veprim e kishte bërë si një hakmarrje ndaj gruas Marsela Toshi 24 vjeçe, me të cilën kishte pasur një konflikt, po atë natë, për shkak se kjo e fundit punonte në lokale nate dhe nuk hiqte dorë nga kjo punë, duke i braktisur dy fëmijët e saj të ndjerë.
“Po kush është Marsela Toshi? (Selda)
Historia: Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe. Mamaja me inicialet M.G. e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot. Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpërisnin dhe i thonin, “Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka”, apo ” Ajo është vajza e një prostitute”. Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe. Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua. Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë “Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?” U martua me ose pa dëshirë kjo s’ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme. Shkon në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe. Selda “u braktis” për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë…
Historia e Silvana Beqirajt, e cila u gjet e vrarë 4 vjet më parë në Francë vijon të mbetet mister.
Gruaja e re u gjet e pajetë, në një kanal në Lunel të Montpeljesë, pasi më parë ishte zhveshur dhe keqtrajtuar fizikisht deri në vdekje. Trupi i saj u gjet në rajonin La Grande-Motte në lokalitetin Herault (Marsillargues).
33-vjeçarja ishte me origjinë nga fshati Havaleja, në Fier. Zhdukja e 33-vjeçares, e cila dyshohet se ishte shfrytëzuar si prostitutë në Greqi dhe Francë, ishte raportuar e zhdukur. Viktima dyshohet se punonte si prostitutë në Montpelje. Ajo rezultonte e zhdukur prej tri ditësh para se të gjendej e zhveshur në një kanal në Lunel. Silvana Beqiraj është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe e divorcuar.
Gjashtë ditë pasi kishte ardhur nga Greqia, 32-vjeçari masakroi me kallashnikov gruan e tij, me të cilën ishte në proces divorci, vjehrrën dhe më pas qëlloi veten.
E gjithë skena u pa direkt nga fëmijët. Krimi i trefishtë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Laprakë, kur Emiljano Rustemi vrau bashkëshorten, Izaurën, 29 vjeçe, dhe vjehrrën 58-vjeçare, Ëngjëllushe Shaqiri dhe më pas i dha fund jetës.
Shkaku kryesor që shkaktoi këtë tragjedi, sipas rrëfimeve të vetë familjarëve dhe fakteve të regjistruara edhe në sistemin gjyqësor, është mospajtimi i Emiljanos me ndarjen nga e shoqja, prej së cilës mesa duket kishte pasur përfitime të shumta. Prindërit e tre fëmijëve kishin jetuar për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa familjarët hedhin akuza të rënda për Emiljanon.
Një prej tyre është se 32-vjeçari, jo vetëm që e nxirrte për të lypur në rrugët e Greqisë, por e shfrytëzonte edhe si prostitutë. Nga ç’rrëfejnë fqinjët, ata kishin pasur një sherr të madh para katër ditësh, pra që në momentin e parë kur 32-vjeçari shkeli në Tiranë, ndërsa sot Izaura do të bënte operacion këmbën, pasi i shoqi i kishte shkaktuar dëmtime të mëdha.
Këto jane vetem disa prej historive qe jane bere publike dhe mediatike. Por shume te tjera kane vuajtur dhe vuajen kalvarin e presionit, shantazheve, mbajtjes nen kontroll, kercenimeve, plagosjeve, gjymtimeve dhe deri eleminimeve. Historite e ketij shkrimi kane emra. Ndersa neper bote, ka edhe varre pa emer, per vajza te zhdukura ne menyre enigmatike. Shoqatat dhe organizatat ne mbrojtje te tyre, kane statistika vertete te trishta.
/AlpeNews.al/