• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Historia, të ardhurat dhe sponsorët, Ferrari mbetet ende në krye
Home
Sport
Ekipore

Historia, të ardhurat dhe sponsorët, Ferrari mbetet ende në krye

19 January, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

Skuderia italiane nga Maranello, Ferrari vlen më shumë sesa Mercedesi dhe Red Bull së bashku. Ky është përfundimi i një studimi të “Business Camp Sport Consulting”, një agjenci marketingu spanjolle e specializuar në sportet e automobilizmit dhe motorëve.

Çdo vit, në fund të sezonit, kjo shoqëri pasqyron vlerësimin e skuderive të Formulës 1, duke treguar edhe arsyet.

Sipas kësaj analize, skuderia Ferrari vlen 1.33 miliardë euro, apo 91% më shumë sesa Mercedesi, me 695 milionë euro, thuajse dyfishi i McLarenit, me 640 mln euro, dhe Red Bullit, me 620 mln euro, dhe trefishi i Williamsit, me 405 mln euro.

Edhe më pak vlejnë ekipet e tjera. Force India dhe Renault, për shembull, sapo i kanë kaluar 200 milionë eurot, respektivisht me 215 dhe 212 mln euro secila. Toro Rosso është në kufijtë e 180 mln eurove, dhe fundi ndahet mes Sauberit dhe Haasit, me 110 dhe 108 mln euro secila.

Këto vlera dalin nga një algoritëm që merr në konsideratë aspekte të ndryshme, siç shpjegon Pablo Carames Rey, shefi ekzekutiv i shoqërisë.

“Për të vlerësuar një skuderi përdorim vlerën historike të saj, të ardhurat që disponon, sponsorët dhe incidencën e të ardhurave, fitimet ose humbjet e vitit”.

Vetëm 3 vite më parë, Mercedesi ishte i katërti në këtë klasifikim me 516 mln euro, duke pasur përpara jo vetëm Red Bullin dhe Ferrarin, por edhe McLarenin, vlera e të cilit ka qenë në pikiatë.

Në fakt, edhe skuderia nga Maranello ka pësuar rënie nga viti 2014, kur kishte një vlerë prej 1.521 mld eurosh. Në vitin 2015 zbriti me 69 mln euro, ndërsa në 2016-n me 127 mln euro. Vetëm vitin e fundit ka nisur ngjitja, edhe pse disi e lehtë me vetëm 5 mln euro. /TCH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shkoi për të vënë vetullat, nxorri sytë”/ Shikoni çfarë i ndodhi kësaj vajze... (FOTO)
Previous article DETAJE TË REJA/ Autobusi që transportonte heroinë, në pronësi të shefit të Krimeve (EMRI)

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT