• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ I riu zhduket pa lënë gjurmë, frika e hakmarrjes përndjek familjen (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA/ I riu zhduket pa lënë gjurmë, frika e hakmarrjes përndjek familjen (VIDEO)

9 November, 2017 xhesi.editor Kronikë

TIRANË- Vazhdon saga e dhimbjes për familjen Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit. Pas një historie të gjatë hakmarrjeje që ka nisur në 2012 në Angli, e cila u pasua me një plagosje dhe 2 vrasje në këtë familje, prej së dielës ata nuk kanë asnjë kontakt me djalin e tyre 39-vjeçarin, Artan Lleshi.

“Në vitin 2012-të kushëriri im Arben Lleshi ka bërë një vrasje në Angli. Pas asaj vrasje në vitin 2013-të më kanë vrarë xhaxhain Xhavit Lleshin, pas 4 viteve më vranë babain. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj në Burrel. Tani kam ardhur këtu sepse që prej 5 ditësh, që të dielën më ka humbur vëllai, Artan Lleshi. Kam bërë denoncim në polici, nuk kam marrë ende një përgjigje”,- thotë motra e tij në një rrëfim për News 24 dhe BalkanWeb.

Pasditen e së dielës ai doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, por vetëm 20 minuta pas atij takimi ai ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

“Ka qenë një person vetë i dyti në makinë, aty ka hyrë Tani, por pas 20 minutash telefoni i tij ka qenë i fikur”,- tregon një tjetër familjare.

Sipas familjes, pak orë më vonë ka humbur kontaktet edhe personi i fundit që është takuar me të, duke I lënë familjarët pa asnjë shpjegim në lidhje me fatin e djalit të tyre. Familjarët I bëjnë apel policisë që të vihet në kërkim të të afërmit të tyre pasi nuk duan që bilanci I kësaj hakmarrje të rritet me viktima të pafajshme.

“Shteti të vihet në lëvizje, është atentati i katërt që bëhet në familjen tonë, po na vrasin njerëzit e pafajshëm”,- apelojnë familjarët.

Ndërkohë komisariati nr. 3 në Tiranë e ka shpallur 39-vjeçarin të zhdukur si edhe po kryen verifikimet e nevojshme. Personi i fundit që është takuar Artanin, Altin Muratin është shpallur në kërkim nga policia.

SI LINDI HAKMARRJA
Në vitin 2012-të, kushëriri i Artanit djalit të zhdukur prej 5 ditësh ka vrarë një djalë të ri, i ka grabitur paratë dhe i ka djegur kufomën. Ndonëse Arben Lleshi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin, familja e tij është përndjekur nga gjakmarrja. Xhavit Lleshi dhe Hajredin Lleshi janë dy viktimat nga fisi i Arbenit, ndërsa të afërmit dyshojnë se janë ekzekutuar pikërisht për vrasjen e ndodhur në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLA/ Ja çfarë duhet të dini para se t'i jepni fëmijëve ilaçe
Previous article Kapet kuksiani në një operacion me metoda speciale hetimi, ja akuzat

xhesi.editor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT