• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PREKËSE/ U braktis nga babai që në fëmijëri, humbi edhe nënën, djali ka një mesazh për dajën që e rriti dhe iu bë prind i dytë
Home
Sociale

HISTORIA PREKËSE/ U braktis nga babai që në fëmijëri, humbi edhe nënën, djali ka një mesazh për dajën që e rriti dhe iu bë prind i dytë

23 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Humbja e familjarëve është tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një individ, aq më tepër kur ndodh në moshë të re duke u kthyer në një plagë të vështirë për tu shëruar.

Mbrëmjen e sotme në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Juliani i cili ndau me publikun historinë e tij të trishtë.

Juliani në studio rrëfeu se kishte ardhur në jetë si fryt i një dashurie që nuk ia kishte dalë mbanë t’i triumfonte kohës dhe vështirësive. Nëna e tij shumë vite më parë kishte rënë në dashuri dhe kishte vendosur që të martohej. Ajo kishte mbetur shtatzënë, por pikërisht kjo shtatzëni ishte kthyer dhe në motivin e divorcit dhe braktisjes së saj nga bashkëshorti. Në pritje të një fëmije dhe totalisht e vetmuar ajo kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e familjes së saj.

Familjarët jo vetëm që e kishin mbështetur mamanë e Julianit, por ishin shndërruar në  strehën kryesore edhe të Julianit që do të vinte më pas në jetë. Kishin qenë pikërisht gjyshërit, daja edhe gruaja e tij, që jo vetëm ishin kujdesur për Julianin, por ishin shndërruar në shtyllën kryesore në formimin e tij si individ.

Fatkeqësisht tragjedia për familjen e Julianit sapo kishte nisur, pasi si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nëna e tij kishte ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjyshi, gjyshja dhe gruaja e dajës kishin ndërruar jetë njëri-pas tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër duke i lënë Julianin dhe dajën e tij, Lekën, të vetëm.

Kohët e fundit Leka është ndjerë i vetmuar dhe prandaj për këtë arsye Juliani ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falënderuar atë që u bë një baba i dytë, por dhe për t’i dhënë kurajo e për t’i treguar që nuk është i vetëm.

“Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua. Shpresoj që me këtë surprizë të të rikthej sado pak buzëqeshjen. Humbjet që na ndodhën ishin të vështira, por dua që te jesh i fortë, sepse do jemi gjithmonë krah njëri- tjetrit për të vazhduar përpara!”, ishte mesazhi i Julianit për dajën e tij.

Nga ana tjetër e studios, Leka i përlotur tregoi se sa e vështirë ka qenë për të jeta pas humbjes së njerëzve të tij më të dashur dhe tha: Nuk e imagjinoja dot vdekjen e motrës e jo më të babait, nënës, e gruas. Nuk e kam menduar kurrë se si do t’i përballoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Sulmohen bizneset e gruas së zëvendës ministrit grek, autorët i vënë zjarrin...
Previous article U KRITIKUAN DHE U SULMUAN PËR LIDHJEN/ Futbollisti suprizon në mënyrën më të bukur Adriana Matoshin

s.autor

Postime të ngjashme

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT