Një vajzë 4-vjeçare e prekur nga kanceri, takoi dhe përqafoi babanë e saj pas shtatë javësh në izolim për shkak të pandemisë COVID-19.
Mila Sneddon rrëmbeu zemrat e të gjithë Skocisë kur u pa duke u puthur me babanë e saj Scott përmes një dritares së xhamit në fillim të masave kufizuese që u morën në Britaninë e Madhe.
Vajza e vogël, sistemi imunitar i së cilës tashmë është i komplikuar, po qëndronte në shtëpi me nënën e saj, Lynda, 36 vjeç, ndërsa babai i saj qëndroi në një vend tjetër për të shmangur rrezikun që Mila të infektohej nga virusi vdekjeprurës.
Por tashmë vajza dhe babai janë ribashkuar pasi Scott, u kthey në shtëpi pasi u karantinua për dy javë për tu siguruar që ai nuk kishte simptoma të sëmundjes.
Mila, e cila u diagnostikua me leuçemi në nëntor të vitit të kaluar, ishte shumë e lumtur që ritakoi babanë e saj.