• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PREKËSE/ E dinin të vdekur, Komandanti i “UÇK” takon pas 21 vitesh ushtarin e tij
Home
Sociale

HISTORIA PREKËSE/ E dinin të vdekur, Komandanti i “UÇK” takon pas 21 vitesh ushtarin e tij

21 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën jetën për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia.

Në këtë luftë, Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës u janë bashkuar dhe njerëz të thjeshtë nga trevat e Shqipërisë që nuk kanë pasur formim ushtarak, vetëm me qëllimin që të ndalojnë vuajtjet e të pafajshmëve e dhunën e ushtruar nga Serbia. Shumë prej tyre humbën jetën, shumë humbën familjarët e të dashurit, shumë shpëtuan me dëmtimte të parikuperueshme dhe historia e gjithsecilit mbeti e harruar nën rrënoja, për tu mos u treguar kurrë.

Për herë të parë pas 21 vitesh në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme doli në sipërfaqe një nga mijëra historitë rrënqethëse, historia e Bashkim Shkodrës, ushtarit nga Shkodra i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studio kishte ardhur një nga veteranët e UÇK, komandanti Sheremet Jashari, i njohur si Komandant “Klina”, i cili rrëfeu historinë e ushtarit Bashkim Shkodra, por jo vetëm. Komandant “Klina” shumë vite më parë kishte humbur prindërit e tij, pasi ushtria serbe ia kishte vrarë.

Gjithashtu komandanti rrëfeu momentet kur ishte njohur për herë të parë me ushtar Shkodrën dhe tregoi se si ushtarët e policia serbe u kishin ngritur pritë. “Të nesërmen duke shkuar në fshatin Kushtovë, shumë shokë të mi dhe Bashkimi, ranë në pritë të ushtrisë serbe. Akoma nuk e besoj që Bashkimi është i gjallë edhe tani nuk e besoj që jam këtu, këto 21 vite kam ditur vetëm që ai ka vdekur në atë pritë.”,- u shpreh Komandant “Klina”.

Ushtari Shkodra ishte plagosur rëndë dhe kishte marrë dy plumba, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a paralizonte. Bashkimi e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe u befasua tejmase kur zbuloi se në anën tjetër të ekranit ndodhej komandanti i tij. Ai i përlotur tha: Nuk u besoj syve, juve po më gënjeni se nuk ka mundësi. E kam ditur të vdekur komandantin deri më tani! Ky për mua ka qenë baba e shkuar babait.

Pasi ishte plagosur, Bashkimin e kishin sjellë në Shqipëri shokët e tij të luftës, që të shërohej, e të rikuperohej. Ai gjatë këtyre 21 viteve kishte pasur një jetë tepër të vështirë, pasi për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike ishin përkeqësuar.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” kishin vendosur që të ndihmonin Bashkimin duke i lidhur një pension për 1 vit të tërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË FIER/ Dëmtohen me gurë gjatë natës xhamat e zyrave elektorale të PS-së dhe PDIU-së
Previous article DITA BOTËRE E SINDROMËS DOWN/ Ministrja Kushi takon Anisën: Kanë thyer barrierat në shumë fusha...

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT