Historia përsëritet! Një milioner britanik ka tradhtuar bashkëshorten e tij me një refugjate ukrainase. Kjo e fundit kishte disa kohë që jetonte në shtëpinë e çiftit.
“Daily Mail” shkruan se Haakan Overli nuk mundi t’i rezistonte bukurisë së ukrainases. Si pasojë, 52-vjeçari ka lënë gruan e tij dhe ka nisur që të bashkëjetojë me refugjaten në një apartament që është përballë me shtëpinë ku jetonte me bashkëshorten.
Investitori milioner, loboi aktivisht te politikanët britanikë për të ndihmuar refugjatët ukrainas të gjenin strehë në Britani.
Por jo vetëm kaq, pasi biznesmeni britanik loboi te qeveria britanike për të përshpejtuar dhënien e vizës për të dashurën e tij.
Lindur në Norvegji, Overly ka studiuar matematikë në Universitetin e Oslos. Ai ka gjithashtu ka diplomë në ekonomi nga Universiteti Durham. Llogaria e tij bankare u shtua pasi themeloi bursën në internet Self Trade.
Kompania e tij filloi veprimtarinë në prill të vitit 2000 dhe u shit në tetor të po atij viti për 900 milionë paund.
Ndërkohë kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur një shtetas britanik braktis familjen për një refugjate ukrainase. Antony Garnett së bashku me ish-gruan e tij, Lorna, vendosën që në shtëpi të merrnin 22-vjeçaren nga Ukraina, Soffia Karkadym.
E vetëm 10 ditë që kjo e fundit u transferua në Britaninë e Madhe, 29-vjeçari vendosi që të linte gruan dhe fëmijët e të jetonte me Soffia-n.


