• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Pa parë fëmijët prej 6 vitesh, nëna tregon: Si më mbyllën në psikiatri njerëzit e burrit
Home
Sociale

HISTORIA/ Pa parë fëmijët prej 6 vitesh, nëna tregon: Si më mbyllën në psikiatri njerëzit e burrit

11 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një histori e trishtë është ajo e Flutura Temes nga Shijaku. Pas njohjes me shkesi dhe martesës me Afrimin nga Burreli, erdhën në jetë 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, ajo tregon se që nga momenti që u bë nënë familja e bashkëshortit filloi ta sulmonte, e fyenin dhe e akuzonin për gjithçka ndodhte në shtëpi.

E detyruar në kushte të tilla, ajo u largua nga banesa së bashku me fëmijët e mitur. Por pas lutjes së vjehrrit ajo u rikthye në shtëpi pas 1 viti, dhe rifilloi jetesën me ta. Megjithatë asgjë nuk kishte ndryshuar, vazhdonin po njësoj dhuna, fyerjet, akuzat, derisa e pa që ishte e pamundur.

Ata u divorcuan për herë të dytë në Gjykatë dhe për shkak të kushteve më të mira financiare fëmijët në kujdestari ju lanë babait.

Por në fakt, gjatë rrëfimit të saj, Flutura thotë se kishte denoncuar disa herë në policinë e Burrelit prindërit e burrit të saj, të cilët sipas saj, ushtronin dhunë psikologjike.

Nisur nga këto reagime, vjehrri i saj, dhe një polic, e kanë dërguar atë në spitalin psikiatrit të Shkodrës, ku ajo mori mjekim për dy javë.

Me sa duket, ky fakt është përdorur në Gjykatë, duke bërë që fëmijët t’i liheshin në kujdestari bashkëshortit, i cili ka probleme me shikimin. Ndaj për fëmijët kujdesën gjyshërit dhe hallat e tyre.

Por ndonëse në vendimin e Gjykatës, Flutura kishte të drejtë të takonte çdo muaj fëmijët e saj.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Flutura thotë se ka 6 vite pa i parë ata. Sipas saj, të gjitha përpjekjet kanë qenë të kota pasi vjehrra nuk e lejon t’i shohë. Sot ajo ka një apel të drejtpërdrejtë dhe kërkon ndihmë që vogëlushët të shkojnë pranë saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjitha arsyet e sulmit të PD-së ndaj Fatmir Xhafajt
Previous article VASILIKA HYSI/ E vërteta e nenit të “famshëm”, për të cilin akuzohet Fatmir Xhafaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë Aktualitet

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë

PAMJET/ Zjarr i madh në autostradën Laç-Mamurras, tymi i zi mbulon zonën Aktualitet

PAMJET/ Zjarr i madh në autostradën Laç-Mamurras, tymi i zi mbulon zonën

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT