• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 April, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

10 April, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA/ Nga ekzekutimi i Qazim Koculit, deri te planifikimi i vrasjes së nipit të tij. Me çarçaf e armë në…
Home
Dossier

HISTORIA/ Nga ekzekutimi i Qazim Koculit, deri te planifikimi i vrasjes së nipit të tij. Me çarçaf e armë në…

7 February, 2021 Delo.autor Dossier

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra e Qazim Koculit, kryeministrit që qëndroi në këtë post vetëm 24 orë.

Qazimi lindi  më 14 prill 1883 në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut. Vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Ka qene nje personazh  aktiv në Luftën e Vlorës ate te vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët kryesor.

Më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare.

Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë.

Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua komisar i lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pas ngjarjeve të Betejës së Gjormit, ku vritet edhe nipi i Halil Alisë – kreu i milicisë dibrane pjesëmarrëse në betejë.

Më 5 janar 1943 Qazim Koculi ekzekutohet në Vlorë nga milicët e Halil Alisë i fajësuar për tradhti ndaj tyre dhe italianëve.

Mustafa Kruja në shënjë mospajtimi paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Me vrasjen e Qazim Koculit, mendohet se italianët likuiduan njeriun guximtar, të fuqishëm, më revolucionar dhe më të rrezikshëm. Stërnipi i tij rrëfen për “Autokton” se pas vdekjes së Qazimit, babai i tij u morë nga italianët dhe u çuan në vendin ku ishte ekzekutuar vet Qazimi, aty u mbulua me një çarçaf në kokë për të mos parë ekzekutimin e tij. Por Italianët e anulluan pasi patën frikën e zbulimit të ekzekutimit të Qazim Koculit.

Një tjetër fakt historik është se organizuesi dhe urdhëruesi i vrasjes së Qazim Koculit, gjeneral Zanini, u transferua menjëherë për në Itali .

Halil Alia, që ekzekutoi pabesisht, si mercenar, u vra në Tiranë nga Maksut Kalemi nga fshati Koculi, i cili deklaroi se mori hakun…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë
Previous article ANALIZA/ Nacionalizmi i vaksinave: Historia tregon se kur shtetet veprojnë me egoizëm, humbin që të gjithë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Diplomati gjerman për 7 Prillin: Zogu gënjeu se do bombardohej Tirana, që të arratisej Dossier

DOSSIER/ Diplomati gjerman për 7 Prillin: Zogu gënjeu se do bombardohej Tirana, që të arratisej

DOSSIER/ Dokumentari për Kodikun e rrallë të Beratit: Shqipëria ateiste dhe Kina komuniste shpëtuan... Dossier

DOSSIER/ Dokumentari për Kodikun e rrallë të Beratit: Shqipëria ateiste dhe Kina komuniste shpëtuan...

DOSSIER/ Letrat e panjohura nga burgu i Burrelit: Plot 18 bajrama larg jush, larg erës së fëmijëve... Dossier

DOSSIER/ Letrat e panjohura nga burgu i Burrelit: Plot 18 bajrama larg jush, larg erës së fëmijëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ S’ka sondazh në botë që parashikon 50.000 lekshat e Lesh e Lisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ S’ka sondazh në botë që parashikon 50.000 lekshat e Lesh e Lisë

DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit Aktualitet

DENIS DYRNJAJA/ Talebanët e Albcotrollit

AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë! Blog

AUREL BORIÇI/ Me Belën… apo me Belanë!

MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin Blog

MERO BAZE/ Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 Prillin

VILMA BELLO/ Pse fiton Partia Socialiste Blog

VILMA BELLO/ Pse fiton Partia Socialiste

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT