• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HISTORIA, NATYRA…”/ 10 arsye përse duhet të vizitoni Lezhën
Home
Ne sytë e të huajve

“HISTORIA, NATYRA…”/ 10 arsye përse duhet të vizitoni Lezhën

7 June, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore… Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

Më poshtë janë 10 arsye përse duhet vizituar Lezha këtë verë:

1. Për historinë mijëravjeçare dhe ngjarjet historike.Lezha quhet edhe qyteti i Heroit Kombëtar. Në këtë qytet Skënderbeu themeloi shtetin e parë të Arbërit me Besëlidhjen e Princave (2 mars 1444). Po ashtu Lezha është vendi ku prehet përjetësisht Gjergj Kastrioti Skenderbeu (17 janar 1468). Tumat 3500 – 4000 vjeçare (kodër varret ilire mbi kurrizet e malit të Rrencit dhe malit të Kakarriqit dhe Fregen), kalaja mbi qytet dhe shumë zbulime arkeologjike që datojnë që në shekullin e III para Krishtit.

2. Për natyrën e larmishme.Në Lezhë gjenden male, laguna, det, lum, përrenj, liqene artificialë, kodrina, fusha dhe gjithçka që natyra mund të krijojë. Laguna e parë e mbrojtur në Shqipëri është ajo e Lezhës që sot njihet si kompleksi natyror Kune- Vain – Tale. Shëtitjet gjatë saj janë atraksion turistik ndër më tërheqësit në vendin tonë.

3. Për aktivitetet e shumta.Në Lezhë mund të ushtroni sportin e peshkimit në grykëderdhje të Drinit dhe në bregdet, vrojtim zogjsh në stacione të ngritura për këtë qëllim në lagunën e Vainit, shëtitje me varka e kajakë në lumin Drin dhe në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, mbledhjen e bimëve medicinale që gjenden lehtësisht në natyrë apo festën lokale tradicionale, Dita e Shtegtarit 15 gusht.

4. Për kulturën shpirtërore.Zadrima e Lezhës quhet ndryshe edhe Toka e Shenjtorëve. Janë shumë objekte kulti që përbëjnë ngjarje unike dhe impresionuese. Kisha e Shën e Premtes në Balldre, Kisha e Zojës Nunciatë në Lezhë, Kolegji i Troshanit, Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet, Kisha e Shën Barbara në Pllanë dhe Kisha e Martirëve në Blinisht janë motiv për turizmin religjoz dhe kulturor. Në kishën e Blinishtit janë vendosur eshtrat e martirëve të Lumturuar nga Vatikani, At Ndoc Suma dhe At Giovani Fausti, por këtu ndodhet edhe shtëpia e lindjes se martirit te lumturuar të Vatikanit At Daniel Dajani.

5. Për artin e thurjes me dorë.Në Lezhë ka ende vazhdimësi artizanati, ndërsa veshjet e larmishme janë ngjyrosja më e bukur në gjerdanin e kostumografisë shqiptare. Veshjet e Kallmetit dhe Pllanës janë unike dhe të pangjashme me asnjë zonë tjetër. Në Zadrimë do të gjeni gjithmonë diçka që është bërë me dorë nga artizanet që ruajnë traditën. Poçeria, është një art do t’ju dhurojë momente të bukura në fshatin Krajën. Ju mund të merrni gjithmonë ndonjë suvenir si kujtim.

6. Qyteti krijues.Lezha qytet i poetëve, një emërtim jo i rastësishëm por për nga numri i shkrimtarëve dhe poetëve. Poeti mbarëkombëtar At Gjergj Fishta është motiv dhe frymëzim për një letërsi që i kalon përmasat edhe të Shqipërisë. Mos harroni të kërkoni libra që janë shkruar prej tij, sidomos Lahuta e Malcis, pasi do të merrni me vete më shumë se një vepër. Njërëzit e letrave këtu janë të shumtë dhe mjaft krijues. Letërsia e tyre i kalon kufijtë e qytetit dhe lëvrohen të gjitha gjinitë, por poezia dhe proza janë më të shumta. Në bibliotekën e qytetit do të gjeni librin e dëshiruar.

7. Për bregdetin.Bregdeti i Lezhës është cilësuar si një ndër bregdetet më të pastër në rajon dhe më i pastri në vendin tonë. Plazhet e saj nga Tale në Vain, Kune, Shëngjin e deri tek Rana e Hedhun përbëjnë veçori për të cilat edhe përzgjidhen nga pushuesit. Hapësira të shumta, plazhe të mbështetura në pyje, rërë kurative, peizazh mrekullues dhe mundësi zgjedhjes për t’ju përshtatur çdo individi apo familjeje.

8. Për gastronominë e pasur.Kuzhinierët më të mirë në vend kanë ngritur restorantet më të mira në Shqipëri duke sjellë pjatat më të mira për turizmin e kuzhinës. Produkte lokale, pjata tradicionale dhe kreative si dhe miqësore me çdo mysafir, arsye për të cilat çdo vit e më shumë Lezha bëhet destinacioni më i kërkuar i kuzhinës që nis nga deti me pjatat e peshkut dhe vijon drejt zonave rurale me produkte fshati.

9. Për vendet unike.Emërtimet Kallmet të verës, ullinjve e fasules janë tregues që e bëjnë këtë zonë shumë të veçantë, por këtu do të gjeni më shumë. Gjithçka në këtë zonë është mjaft interesante. Në Kallmet edhe për natyrën, kulturën e trashëguar dhe sidomos për degustumin e verës. Pllana është një tjetër zonë që kërkon vëmendje pasi do t’ju tërheqë për të mësuar më shumë për historinë dhe gojëdhënat e saj. Gojëdhëna mjaft interesante, qytezën ushtarake në majën e Kunorës dhe objektet e kultit janë diçka ndryshe.

10. Për sportet e natyrës.Mali i Velës, mali i Kakarriqit, Mali i Rrencit dhe zona e Ungrejit janë mundësi për eksploratorët, ekskursionistët, ata që duan të zhvillojnë hiking, të udhëtojnë me biçikleta, makina jashtë rruge apo motorë të përshtatshëm për të tilla udhëtime. Gjithmonë do të ketë diçka ndryshe për të cilat do të riktheheni së bashku me miqtë tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRENDA DITËLINDJES SË ARDIT GJEBREAS/ Dhuratën më të bukur e mori nga Anna e vogël (FOTOT)
Previous article TURISTËT I RIKTHEHEN KORÇËS/ E diela gumëzhin nga qytetarët (FOTOT)

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT