• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA/ Kush është deputetja “pa fytyrë”e Italisë, nuse në familjen mafioze
Home
Jetë

HISTORIA/ Kush është deputetja “pa fytyrë”e Italisë, nuse në familjen mafioze

6 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Një nga fitueset e zgjedhjeve në Itali është edhe Piera Aiello, e cilësuar si kandidatja “pa fytyrë” që ka fituar tashmë mandatin e deputetës nën siglën e M5S dhe do të përfaqësojë në Parlament Siçilinë, siç shkruan “Corriere Della Sera”.

Piera Aiello është një grua trime. Një grua që gjithmonë ka sfiduar rregullat e pashkruara të tokës së saj, Siçilisë, ndërsa është “pagëzuar” me nofkën “pa fytyrë”, pasi gjatë gjithë fushatës nuk ka qenë në gjendje të zbulojë fytyrën e saj në kuptimin literal të shprehjes.
Capture
Në takimet ajo ka folur pa treguar fytyrën, në faksimile nuk kishte foto, po ashtu edhe në fletën e votimit ishte vetëm emri i saj dhe emri i partisë përfaqësuese pranë logos së M5S.

E detyruar ta fshehë fytyrën për çështje sigurie, pasi u martua me djalin e një mafiozi e më pas u bë dëshmitare e drejtësisë kur i vranë bashkëshortin, Piera tashmë do të duhet të zbulohet në Parlament
Aiello ka arritur të marrë në këto zgjedhje plot 51% të votave.


Ka lindur me 2 korrik 1967, dhe prej 26 vitesh jeton në anonimat total në një vend të fshehtë. Në moshën 14-vjeçare, ajo u njoh me Nicolòn, djali i mafiozit siçilian Vito Atria, fakt që ajo e mori vesh kur Don Vito e detyroi të martohej me djalin e tij përndryshe ai do t’i vriste gjithë familjen. Ajo u detyrua të martohej me një burrë që nuk e donte, e rrihte dhe e mbante të mbyllur duke i ngjallur vetëm urrejtje.

Piera ishte dëshmitare e vrasjes së bashkëshortit 27-vjeçar më 24 qershor të vitit 1991, e bashkë me kunatqn shkoi në zyrën e gjyqtarit Paolo Borsellino, për të dëshmuar gjitçka dinte.

“Dy burra qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës. Sado që nuk e duroja dot tim shoq nuk mund të rrija pa folur. Ai ishte vetëm 27 vjeç kur dha jetë në krahët e mi.”

Pasi dëshmoi, ajo hyri në programin e mbrojtjes shtetërore. Që nga ajo kohë nuk e ka treguar fytyrën dhe vendosi t’i përkushtonte jetën mbrojtjes së të drejtave të dëshmitarëve të drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se ka vendosur të kandidojë pikërisht për faktin se tashmë do që të kthejë fytyrën.

“Vendosa të bëhem kandidate, sepse dëshiroj ta kthej fytyrën time“,- ka deklaruar ajo mes të tjerash.

Historinë e saj Piera e ka treguar edhe në librin “Mafia e mallkuar”, të cilin e ka shkruar me ndihmën e gazetarit Umberto Lucentini, dhe prestigjiozes “The Guardian” e shumë TV-ve shtetërore. E ndërsa ajo mund të ekspozojë më në fund fytyrën, siguria rreth saj do të vazhdojë të jetë e lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ikona e Barcelonës ka marrë oferta fitimprurëse nga Kina
Previous article ‘Messi është shqiptar, e ka pranuar vetë’, -Deklarata që surprizoi të gjithë në emisionin live

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT