Një nënë dhe gjysëm vëllai i saj janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy djemve të tyre pasi u përpoqën të vrisnin 4 fëmijët e tjerë që kishin pasi kishin kryer mardhënie seksuale.
Sarah Barrass 35 vjeçe dhe gjysëm vëllai i sajë Brandon Machin 39 vjeç kishin gjashtë fëmijë së bashku, por u përpoqën t’i vrisnin të gjithë në vend që t’i dorëzonin të rinjtë në sistemin e kujdesit.

Dy djemtë më të mëdhenj të çiftit, Blake 14 vjeç dhe Tristan, 13 vjeç, u gjetën të shtrirë të plagosur rëndë në shtretërit e tyre në Sheffield kur policia arriti në maj.
Ata ishin mbytur nga Barrass dhe Machin, ndërsa të tjerët ishin droguar, në një përpjekje për t’i ndaluar ata të merreshin me kujdes.
Detajet e plota dhe shokuese të ngjarjes u përshkruan sot në gjykatë, Barrass dhe Machin të dy u burgosën për jetë dhe u urdhëruan të shërbenin të paktën 35 vite pas hekurave. Ata do të jenë rreth të shtatëdhjetave , përpara se të kërkojnë liri me kusht.
Gjykata thotë se ata të dy kishin përdorur komplotin e tyre për të vrarë fëmijët sepse Tristan ishte akuzuar se kishte sulmuar seksualisht një fëmijë më të vogël dhe Barrass kishte frikë se kjo do i largonte fëmijët prej saj.
Në maj të këij viti ata rrëmbyhen Blace dhe Tristan, nëna mbyti Blace ndërsa gjysëm vëllai i saj mbyti Tristan me një kordon fustanesh.
Nëna thirri policinë dhe u përpoq të fajsonte gjysëm vëllin e saj për vrasjen e dy djemve. Djemtë e tjere që ndodheshin në shtëpi i trreguan policisë se dy vëllezërit ishin mbytur nga ata të dy.Machin më vonë i tha policisë se vrasjet ishin ideja e Barrass. /AlpeNEWS.al







