• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ HABIT SHQIPTARI: Më mirë në burg në Itali sesa pa bukë për 3 fëmijët e mi
Home
Breaking News

HISTORIA/ HABIT SHQIPTARI: Më mirë në burg në Itali sesa pa bukë për 3 fëmijët e mi

30 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Historia e shqiptarit Milto Dosi 45 vjec prej disa ditësh është në vëmendjen e mediave italiane në kufijtë e habisë mbi kërkesën e tij të pazakontë.

“Më mirë në burg se sa pa bukë për 3 fëmijët e mitur”, thotë Milto Dosi 45 vjec, i cili është dënuar më 2012 nga drejtësia italiane me 3 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Pas kryerjes së 2 viteve burgim më vitin 2014 vjen për të kërkesa e riatdhesimit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri, Por në dekretin e dëbimit të tij në atdhe ishte përfshirë dhe detyrimi i moshyrjes për 10 vite në territorin italian.

Në Shqipëri Milto Dosi nisi të punoj për të mbajtur familjen e tij me 3 fëmijë të mitur. Punësohet si kamionist në një shoqëri transporti por në çdo udhëtim pune jashtë kufirit shqiptar ai ndeshet me urdhërin e 10 vite dëbim larg territorit italian i cili përfshin të gjitha vendet e Shengenit.

“Jam përpjekur të punoj si kamionist në Shqipëri por kur udhëtoja në vendet si Gjermani, Austri, Francë etj në kontrollin kufitar më shfaqej urdhëri i dëbimit në Itali e më kthenin pas”, thotë Mitro Dosi.

Prej 2014 e deri më sot ai ka luftuar me situatën e vështirë ekonomike të familjes së tij në Shqipëri e rënduar dhe nga ky dekret dëbimi që nuk e lejon të punoj e të udhëtoj për punë në vendet e tjera të europës.

Për mediat italiane Milto Dosi rrëfen se pas konsultimit me avokaten e tij shqiptare vendosi të kërkoj që vitin mbetur të dënimit me burg ta kryej në Itali e pas kthimit në gjëndje të lirë t’i hiqet dhe urdhëri 10 vjecar i dëbimit nga territori italian . “Më mirë në burg se sa i papunë e pa bukë në Shëipëi”, shprehet ai.

Milto Dosi ka mbërritur pak ditë më parë me traget në Itali e në Policinë e Pesaros ka prezantuar kërkesën e tij për t’u rikthyer në burg. Deri në pritjen e një vendimi përfundimtar ndaj rastit të tij, Gjykata e Pesaros e kë vënë nën urdhërin e arrestit shtëpiak.

Avokatja e Milto Dosit deklaron gjithashtu se në rastin e tij është shkelur dhe neni i 19 i testit unik të emigracionit i cili ndalon dëbimin e largimin nga kufijtë për të afërmit deri në shkallë të dytë të qytetarëve italianë.

Milto Dosi ka në Itali një vëlla që është shtetas italian e pra nuk mund të dëbohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ Dita e fundit si juventin, ja letra e lamtumirës së portierit Gigi Buffon
Previous article Turizëm jo vetëm në det. Pushuesit zbulojnë kulinarinë dhe arkeologjinë në Durrës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT