Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë më e brishtë dhe me delicate se sa cokollata të bëra aq të bukura. Fabrikës, e cila i prodhon i janë dashur rreth 200 vite punë për të arritur deri këtu nga suksesi ekstrem deri tek vështirësitë më të mëdha.
E themeluar në vitin 1805, nga një familje tregtare në Damask, kompania prezantoi çokollatën artizanale në Lindjen e Mesme në vitin 1931. Fillimisht, ata morën vëmendjen duke ofruar xhingla të vogla argjendi dhe ari me kutitë e karameleve, por më vonë fituan një klientelë të devotshme me cilësinë e ëmbëlsirat e tyre.
Kishte dhe kohëra të vështira ndër vite fabrika ka pësuar ulje dhe ngritje.
Lufta civile që grisi përmes Sirisë detyroi mbylljen e fabrikës. Në një udhëtim të shkurtër në Paris, Bassam S. Ghraoui dhe gruaja e tij Rania vendosën të mos ktheheshin më në shtëpi. Kjo ishte e vështirë për ata.
Dhe historia nuk mbaroi. Ata e zhvendosën punën e tyre në Paris.
Biznesi tani punëson 65 persona; ata punojnë në kombinimin unik të çokollatës dhe frutat që vijnë nga Levant. Mënyra e trajtimit të frutave është njohja unike e kompanisë që daton 200 vjet. “Shumica e produkteve janë një bashkim midis Levantit dhe Evropës”, thotë znj. Ghraoui. Kakao vjen nga Republika Dominikane, çokollata është 85% e pastër, dhe qëllimi është që të mbajë sheqerin e shtuar në një nivel minimal.
Hapi tjetër për familjen është një dyqan i dytë në Paris në shkurt dhe një tjetër në Dubai pas kësaj. Por ëndrra mbetet për të hapur dyqanin e tyre në Siri.






