• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E VEÇANTË E DASHURISË ME SHIKIM TË PARË/ Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, fati i ritakon 3 vjet më vonë
Home
Sociale

HISTORIA E VEÇANTË E DASHURISË ME SHIKIM TË PARË/ Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, fati i ritakon 3 vjet më vonë

30 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Arsyeja që e ka sjellë Dedën nga Lezha në “Ka Një Mesazh Për Ty” është bashkëshortja e tij, Marjeta. Për të na njohur pak me të dhe veten, ai nis të rrëfejë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan fillesat e marrëdhënies së tyre. Deda ra në dashuri me shikim të parë me Marjetën ndërsa nuk e njihte ende, por pas 3 vitesh fati deshi që rrugët e tyre të kryqëzoheshin sërish.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Marjetën?

Deda: Do ta nis bisedën me një koincidencë. Unë faktikisht kam mbaruar ushtrinë në Kukës. Një ditë prej ditëve, kur po kthehesha në repart, Marjeta ka mbaruar shkollën e mesme në Gomsiqe, aty ishte rruga për të kaluar. Papritur kamioni ndaloi, pashë një vajzë që më ra në sy, një vajzë e shëndetshme, me flokë të gjata, bukuroshe, thua se është pikturë dhe fill më shkoi mendimi, thashë me vete, o Zot ta kem fat këtë vajzë që të jetë pjesë e imja.

Ardit Gjebrea: Pastaj ajo shkoi në shkollë, kamioni iku.

Deda: Jeta vazhdoi, unë mbarova ushtrinë. Pas mbarimit të ushtrisë, ishte edhe pjesa e prindërve për t’u fejuar, njeriu kur vjen njëfarë moshe do edhe të fejohet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Deda: Unë isha 23 vjeç. Më rekomanduan motrat e mia dhe një ditë prej ditëve unë nisem me nënën.

Ardit Gjebrea: Për të parë këtë gocën.

Deda: Po, për të parë këtë gocën.

Ardit Gjebrea: Atëherë le të themi që ti ishe 23 vjeç. Çun beqar dhe familja të thotë ti duhet të fejohesh dhe ti vajte te kjo shtëpia për të parë këtë vajzën. Kush të doli?

Deda: Më doli vetë Marjeta.

Ardit Gjebrea: Po Marjeta ishte ajo goca që kishe parë ti nga kamioni?

Deda: Po. Ajo goca. E njoha fill me flokët bjond.

Ardit Gjebrea: Po sa vite kishin kaluar?

Deda: Gati 3 vjet.

Ardit Gjebrea: Nga ajo dita e kamionit?

Deda: Po, nga ajo dita e kamionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU TË FUTEM UNË TANI"/ Kiara flet për herë të parë për lojën që Luizi i bëri para propozimit: Isha e lënduar
Previous article EMRI/ Nxiste të huajt të investonin në kriptovaluta, arrestohet 30-vjeçari në Spille

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT