• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E TRISHTË/ E moshuara tregon dramën e jetës: Fëmijët e bashkëshortit të dytë më hodhën mes katër rrugëve, kam një vajzë biologjike por…
Home
Histori Njerëzore

HISTORIA E TRISHTË/ E moshuara tregon dramën e jetës: Fëmijët e bashkëshortit të dytë më hodhën mes katër rrugëve, kam një vajzë biologjike por…

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Histori Njerëzore, Kronikë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News 24 u rrëfye sot historia e trishtë e Flutura Stafës, nënës së një vajze 36-vjeçare. Flutura ka mbrritur në studion e emisionit me ankthin e madh dhe lot në sy.

Mes një jete plot dhimbje dhe varfërisë së tejëskajshme zonja Stafa jeton çdo ditë të jetës së saj.

Ajo tregoi se është divorcuar një herë dhe ka një vajzë nga martesa e parë, të cilën ish-bashkëshorti ia ka lënë ta shohë vetëm dy herë, ndërsa drama e saj bëhet më e thellë në martesën e dytë.

“Në moshën 16-vjeçare jam martuar, kemi vuajtur shumë. Familja ime ka qenë shumë e varfër, unë kam punuar në ndërtim në llaç edhe tulla. Jam shumë e vuajtur, kur u martova burri im ishte nga Kavaja edhe e tërhoqa në Tiranë. Por ne jetuam një vit e ca bashkë. Ne nuk qëndruam shumë gjatë, edhe pse erdhi në jetë vajza ime, ne u divorcuam. Por kur vajza ishte një vjeçe, në gjykatë ma dhanë vajzën mua. Ngaqë unë isha shumë e varfër, vendosëm që vajzën ta merrte ai. Vajzën e kam parë në moshën 14- vjeçare. Mbas 14-vjetësh kam pasur afër motrën time, edhe e ka takuar, ky ish-bashkëshorti im e çoi në Durrës edhe i kishte thënë vajzës mos i trego mamasë. Nuk e di për çfarë e kishte çuar. Në moshë një vjeçare dhe 14 vitesh e kam parë. Dy herë e kam parë. Motrat e mia i kanë treguar që nëna është gjallë sepse babai i kishte thënë që nëna të ka vdekur. Njerka që e ka rritur i pohonte që nuk ke punë ta takosh sepse të kemi rritur ne. Kur unë mbusha 21 vjeç një e afërmja ime më njohu me një burrë nga Tetova. 22 vjeçe kam shkuar atje jam martuar. kam punuar si kafshë, kam punuar në bar në baça të tyre. Unë e gjeta me dy fëmijë edhe i kam rritur, i martova edhe i shkollova. Por kur ata e panë që unë kalova në stres mbas 25 vitesh martesë ata filluan të më debonin”,- tregoi ajo në studio.

Flutura tregon se pasi jetoi e punoi me bashkëshortin e dytë në Tetovë, fëmijët e tij vendosën ta dëbonin. Ata e bindën të atin të divorcohej dhe gruas iu desh të kthehej në Tiranë, mes katër rrugëve.

“Djali i tij i pohoi se duhet ta largosh nga shtëpia edhe pronat edhe të gjitha duhet të mi japësh mua. Unë në atë shtëpi kam jetuar 25- vite dhe kam punuar shumë, më kanë shfrytëzuar në maksimum. Kam punuar nëpër borë e akull në atë shtëpi. Kam mbajtur mbi kurriz dëngjet me bar. Ne kishim celebrim. Ai sot është 72 vjeç. Vuan nga skleroza, djali i bënte presion edhe i thoshte largoje nga shtëpia. Unë i fejova i martova, ju rrita fëmijët. Mardhënia ime ishte e mirë në fillim. Mirpo aty nuk më lejuan as të sillja në jetë fëmijë me martesën e dytë. Tokat dhe banesën ja dha djalit dhe vajzës. Kur kam shkuar në gjykatë aty në Tetovë, ishte gjyq për ndarje edhe pastaj për pronësinë. Ai në gjykatë unë kam shkuar edhe në polici të Tetovës, por ajo familje i dha pare gjyqëtarit dhe më bënë presion. Unë pohoja që nuk kam pse të bëjë divorc. Por djali i bëri presion burrit që të divorcohemi. Unë e pyeta gjyqëtarin, se kur ishin datat që bashkëshorti kishte bërë letrat. Gjykata më pohoi që të takon një banesë sepse ke 25-vite aty në atë shtëpi. Qava me të madhe në gjyq, sepse ata më lanë mes katër rrugëve. U ktheva në Tiranë, jeta ime ka shkuar duke qarë, vetëm lot edhe trishtim. Më ka ndihmuar fshati më ka dhënë bukë”,- rrëfeu ajo.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZONË E KUQE/ Policia shton masat me postblloqe në Shkodër, ndalohen protestuesit për Teatrin të vijnë drejt Tiranës
Previous article NUK KA PROVA/ Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj 3 të akuzuarve për sulmin terrorist të planifikuar në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT