• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e trishtë e mësueses që vdiq në aksidentin në Laç. Para dy vitesh kishte humbur …
Home
Aktualitet
Kronikë

Historia e trishtë e mësueses që vdiq në aksidentin në Laç. Para dy vitesh kishte humbur …

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Afërdita Kurti mësuesja e gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç nuk u kthye dot dje pranë familjes së saj në Tiranë.

Një aksident fatal, një përplasje e fuqishme kokë më kokë me një mjet tip “Benz” që udhëtonte në sens të kundër i mori asaj jetën.

Një ditë pas aksidentit tragjik ku u përfshi bashkë me tre koleget e saj, mësohet edhe historia e trishtë e Afërdita Kurtit, 48-vjeçarja që dy vite më parë kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë.

Afërdita ishte shoferja e automjetit tip “Fiat” që u përplas me “Benzi”-n, që ecte në sens të kundërt në autostradë, e për pasojë humbi jetën pak orë pas ngjarjes në spital.

Ajo bashkë me tre koleget e saj Ermenita Muça, Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo udhëtonin çdo ditë nga Tirana drejt Laçit ku jepnin mësim, ndërsa dje në momentin e aksidentit fatal ktheheshin për në shtëpi.

  • HISTORIA E PLOTË E AKSIDENTIT

Ditën e djeshme, katër mësueset kanë kaluar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Patokut, teksa udhëtonin me mjetin tip “Fiat”, me targa AA935IO.

Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesja e ka pasur të pamundur të manovrojë, kur papritur ka dalë nga një rrugë dytësore automjeti tip “Benz”, me targa AA 308 KH, i cili ka vijuar po me shpejtësi në autostradë, ndonëse ishte në drejtim të kundërt.

Për pasojë, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën e për rrjedhojë kanë mbetur fillimisht të plagosura rëndë katër mësueset, drejtuesja e mjetit Afërdita Kurtit, 48-vjeçarja, si dhe pasagjeret Ermenita Muça Emanuela Gjonaj dhe Etleva Çavo.

Gjithashtu, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Benz”, që është edhe shkaktar i aksidentit të rëndë, shtetasi Bardhok Tuci, 43 vjeç, banues në Sanxhak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Korrupsioni në Shqipëri, ndër më të LARTËT në botë. Raporti tregon se... (FOTO)
Previous article Bylykbashi PËRGËNJËSHTRON Çuçin: Nuk jemi tërhequr nga votimi elektronik

g.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT