• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e tre djemve të mitur romë që sigurojnë jetesën me … kanoçe (VIDEO)
Home
Sociale

Historia e tre djemve të mitur romë që sigurojnë jetesën me … kanoçe (VIDEO)

8 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Mbledhja e mbetjeve plastike e kanoçeve mbetet ende, për fat të keq, mënyra e vetme e mbijetesës për një pjesë të familjeve rome.

Historia e tre djemve të mitur romë, që sigurojnë jetesën me këtë punë, nuk është një rast i izoluar.

Ata fitojnë deri në 5 qind lekë që dalin vetëm për të ngrënë.

Marjo, Deti dhe Ismeti janë tre të mitur të cilët çdo ditë detyrohen që të futen në kontenierët e mbeturinave, për të mbledhur kanoçe e mbetje plastike, për të siguruar mbijetesën.

Të ngrënë e të pangrënë, të veshur e të paveshur, ata çdo ditë marrin karrocën dhe e mbushin me mbeturina të riciklueshme, për t’i shitur më pas dhe për të mbajtur veten dhe familjen e tyre.

Shuma e lekëve që fitojnë nuk e kalon vlerën e 500 lekëve, me të cilat duhen të mbajnë frymën gjallë, por ata thonë se vetëm kështu mund të mos mbeten pa bukë.

***

Marjo: Jam 13-vjeç dhe kam vite që merrem me këtë punë.

Ismeti: Quhem Ismet dhe jam 12-vjeç. Prej vitesh punoj me bidonët. Çdio ditë futemi në kontenierët e mbeturinave. Është punë e lodhshme, por fitojmë 3-6 mijë lekë të vjetra në ditrë. Nduihmojmë familjet, pasi edhe ata merren me këtë punë.

Të njëjtën punë bën edhe kjo grua, e cila detyrohet që çdo ditë të kontrollojë kontenierët e mbeturinave, për të fituar vetëm 3 deri në 5 mijë lekë.

Ajo thotë se pa këtë punë, nuk mund të ushqejnë dot as fëmijët dhe as veten e saj.

Gruaja: Kam 2 vite që punoj çdo ditë kështu.

Fitojmë 2-5 mijë lekë të vjetra në ditë. Po ku dalin, kemi kalamajë jetimë e mundohemi të mbijetojmë.

Çdo ditë hyjmë mes mbeturinave dhe marrim bidonët që më pas i shesim.

Pa këtë punë nuk e mbajmë dot familjen. Nga halli e kemi, pasi pa këtë punë na mbeten fëmijët pa punë.

Si Deti, Marjo dhe Ismeti janë edhe qindra fëmijë të tjerë, të cilët çdo ditë shihen në rrugët e kryeqytetit duke gërmuar nëpër kontenierë, në pamundësi për tu ushqyer nga familjet e tyre.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Figo: Reali tashmë do të synojë Ligën e Kampionëve
Previous article PROFIL: Kush është Reban Jaupi, drejtori i ri i përkohshëm i POLICISË (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT