• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E SAJ BËRI THIRRJEN E RRJETIT/ Rrëfehet infermierja Valbona: Kam hallin e vajzës, ka lindur me ezofagun e mbyllur
Home
Sociale

HISTORIA E SAJ BËRI THIRRJEN E RRJETIT/ Rrëfehet infermierja Valbona: Kam hallin e vajzës, ka lindur me ezofagun e mbyllur

30 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pak ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një postim për të ashtuquajturin “Betimin e Valbonës”, ku krahas fjalëve gjendej edhe fotografia e infermieres me fytyrë të mavijosur, si pasojë e shtrëngimit të maskës mbrojtëse, e shkaktuar nga orët e stërzgjatura në vijën e parë të luftën ndaj kronavirusit.

Në një lidhje me “Skype” në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Valbona, e cila veç sfidës ndaj koronavirusit, e pret një tjetër sfidë e madhe kur kthehet në shtëpi, ajo për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë tha:

“Kur jemi turni i dytë punojmë tetë orë, ndërsa në turnin e tretë 12 orë. Kur vijnë të sëmurët paraqesin temperaturë të lartë, nuk mbajnë ekuilibrin. Tani ndryshon situata, tani na duhet të përballemi me një rrezik që na shpaloset. 

Ne jemi të veshur me veshjen e posaçme; maska, doreza veshim nga tre palë për të qenë sa më të sigurtë. Asnjëherë nuk dorëzohem pasi kam kaluar shumë beteja me vajzën dhe kjo është beteja më e vogël që unë kam pasur në jetën time. 

Në punën që ne kemi nuk ka frikë, ka vetëm kujdes. Vajza ka një histori të dhimbshme. Ka lindur me një ezofak të mbyllur, nga gjoksi i djathtë deri në shpatull. Në momentin që ka lindur me ezofagun e mbyllur dhe në momentin që dëshironte të pinte gji nuk e bënte dot. 

Menjëherë pas kësaj, vetëm disa orë pas lindjes i është nënshtruar operacionit. Kur unë jam në punë i shërben bashkëshorti, rri bashkëshorti aty teksa ajo ha pasi edhe mund të mbytet. Në luftë nuk ka frikë duhet të kesh vetëm kujdes”, u shpreh infermiere Valbona.

Valbona e ka fytyrën gjithë shenja nga maska por ajo duhet të përballet çdo ditë dhe me një shqetësim tjetër, pasi duhet të lutet që të mos infektojë vajzën e saj të sëmurë në shtëpi kur kthehet nga puna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Pipero: Ja kur do të nisë rënia e kurbës…
Previous article HIQEJ SI PENSIONIST DHE KËRKONTE NDIHMË/ Kryebashkiaku demaskon militantin e PD: Bashkia nuk ndihmon tipa si ky që s’kanë ...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT