• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e pabesueshme e lezhjanit, Prokuroria e “bën” me djalë tjetër dhe fut familjen në sherr
Home
Sociale

Historia e pabesueshme e lezhjanit, Prokuroria e “bën” me djalë tjetër dhe fut familjen në sherr

3 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Fiks Fare u ankua Preng Gjikolaj nga Lezha i cili ishte akuzuar për mashtrim dhe i ishin bllokuar si prova pasaporta dhe llogaritë bankare të tij. Teksa Gjykata e Lartë e nxjerr të pafajshëm, prokuroria nuk ia zhbllokon llogaritë dhe nuk i jep mjetin e identifikimit, pasaportën. Përveç të tjerash Prokuroria e Lezhës i hapë një konflikt familjarë duke i shtuar z. Preng edhe një fëmijë tjetër.

 

Në vitin 2008 Gjykata e Lezhës e dënoi Preng Gjikolaj me 1 milion lekë të vjetra gjobë për akuzën e mashtrimit. Çështja më pas shkoi dhe në Apel ku u dënua me 4 milion lekë të vjetra. Por qytetari nuk e la me kaq, ai ju drejtua Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit në 2012 e shpalli të pafajshëm duke urdhëruar mosekzekutimin e vendimit penal, pra të pagesës së gjobës. Gjatë gjykimit qytetarit iu sekuestrua pasaporta dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

“Kam shkuar disa herë në prokurori dhe gjykatë ku kam kërkuar që të zhbllokoj llogarinë bankare, por s’kam mundur. Në bankë rezultojë debitor me shumën prej 4 milionë e ca lekësh. Nuk bëja dot asnjë veprim pasi më sekuestroheshin paratë, qoftë dhe të punës. Kam bërë ankesë tek Avokati i Popullit dhe ky i fundit i kërkoi informacion prokurorisë së Lezhës” u shpreh Gjikolaj. Në përgjigje të Avokatit të Popullit, prokuroria , sipas Preng Gjikolaj përveç vendimeve të gjykatave i kishte bashkangjitur edhe materiale të tjera që i përkisnin qytetarit Florian Gjinkolaj. Dosje e cila një kopje i shkon në shtëpi edhe Prengut. “Më thonë se këtij personi i kanë sekuestruar një motor dhe kanë menduar se është djali im. Dokumenti është firmosur nga prokurori Gjergj Rudi dhe drejtuesi i prokurorisë Simon Pashuku. Këto materiale më vijnë në shtëpi dhe i shikon edhe bashkëshortja ime e cila filloi të dyshonte se mos kam ndonjë djalë tjetër, pasi mosha e Florianit ishte afërsisht sa e djalit tim. Fillojnë debatet në shtëpi dhe deri më sot s’kam mundur t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur, prandaj kam kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” u shpreh Preng Gjikolaj.

Fiks Fare ka bërë publike një bisedë të vetë qytetarit me Zyrën e Përmbarimit në Lezhë dhe me prokurorinë. Në prokurori atij i thanë se është një lapsus, ndërkohë në Zyrën e Përmbarimit qytetari rezulton të ketë një gjobë ndaj dhe i kanë lënë të bllokuar llogarinë bankare. Fiks Fare ju drejtua Prokurorisë së Lezhës. Drejtuesi z.Simon Pashuku bëri me dije se “bërja” me djalë e z.Gjikolaj ka qenë gabim. Ai tha se dokumentet janë vendosur gabim. Por ky nuk është i vetmi gabim i prokurorisë , tek urdhri i ekzekutimit të prokurorit Gjergj Rudi thuhet se Zyra Përmbarimore Lezhë duhet t’i kthejë qytetarit pasaportën, ndërkohë që pasaportën duhet ta kthente organi akuzës. Dhe kjo sipas kreut të Prokurorisë Lezhë është një “lapsus”.

Fiks Fare ju drejtua edhe Zyrës së Përmbarimit të Lezhës, drejtoreshën Liza Çuni tha se pasaporta ka 1 vit në zyrën e përmbarimit dhe nuk i është vënë në dispozicion qytetarit nga paraardhësit e saj, ndërsa për llogarinë ajo tha se ka qenë bllokuar dhe e ka zhbllokuar vetëm pas insistimit të emisionit Fiks Fare. Ndërkohë që në kamerën e fshehtë që ka bërë vetë qytetari në zyrën përmbarimore i thuhet se pasaportën e ka prokuroria duke e sorollatur.

Pas insistimit të “Fiks Fare” qytetari Preng Gjikolaj arriti më në fund të marrë pasaportën. ” Ju falenderoj që më në fund pas kaq vitesh mora pasaportën dhe zgjidha sherrin në familje. Atë që s’bënë institucionet e bëtë ju” përfundoi Gjikolaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern Munchen synon të thyejë rekordin dhjetëvjeçar të Werder Bremen
Previous article Ferrari marrëveshje me Liberty Media, “kokëkuqja” do të qëndrojë në Formula 1

k.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT