• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E NJË ARRATIE/ Manovrimi i disa të rinjve me policinë dhe si turku Ozer s’dihet ku është
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA E NJË ARRATIE/ Manovrimi i disa të rinjve me policinë dhe si turku Ozer s’dihet ku është

25 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kur 27 vjeçari Faruk Fatoh Ozer nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda kaloi kufirin shqiptar, ai nuk ishte shpallur ende në kërkim ndërkombëtar.

I dyshuar se kishte krijuar një platformë elektronike të monedhave virtuale të quajtur Theodex, përmes të cilës mashtroi gati 400 mijë individë duke futur në xhep 2 bilionë dollarë, ai hyri si qytetar i lirë shtatë muaj më parë në datën 20 prill 2021. Ai përdori sipas burimeve linjën Air Albania dhe  shkeli tokën shqiptare sipas asaj që tregon sistemi Tims në orës 20.53 minuta të kësaj date.

Tre ditë më vonë Interpoli turk e shpall në kërkim ndërkombëtar, si mashtruesin që mbasi përvetësoi miliona, mbylli platformat sociale dhe u zhduk, duke humbur gjurmët në kryeqytetin shqiptar. Por teksa Ozer kërkohej dhe turqit mbërritën në Shqipëri për muaj me radhë, ‘gjahu” ndaj tij ishte një kërkim policor i dështuar.

Nga zonat më preferenciale në kryeqytetin shqiptar, ai qarkulloi me automjete luksoze nëpër Shqipëri, nga Durrësi në Vlorë e mandej sërisht në Tiranë. Njerëzit që e lëvizën atë dhe e strehuan, dhe që kaluan stafetë të shumë kërkuarin bilioner, rezultuan një grup të rinjsh shqiptarë, shokë me njëri tjetrin, njëherazi fëmijë biznesmenësh dhe biznesmenë po ashtu.

Kjo aventurë ndërkohë përgjohej e gjurmohej për muaj me radhë, por sërish i kërkuari Ozer nuk u zbulua. Po ashtu për të nuk dihet më asnjë gjë, ndonëse Shqipëria arrestoi njërin nga ndihmësit Edevaldo Haxhiu që përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë në Rinas, tregojnë se si një automjet i  bardhë me targa 966 MS e largoi vizitorin misterioz shtatë minuta mbasi ai preku tokën shqiptare dhe konkretisht në orën  21.00. Ky mjet rezultoi mbasi ai u shpall në kërkim si pronë e Haxhiut, një 36 vjeçar që autorizoi një tjetër shok për të pritur mikun turk. I ati i  Haxhiut, një biznesmen në fushën e ambalazhimit të produkteve të shumta  nuk e përkrahu në asnjë çast të birin që ndërkohë po përgjohej dhe bisedat e tij me miqtë po regjistroheshin.

Megjithatë asnjë përfaqësues i policisë së shtetit nuk është në gjendje të thotë se përse gjatë këtyre muajve një grup të rinjsh prej 13 personash i bënë cirk policisë dhe lëvizën stafetë Ozer, që fillimisht u strehua pranë hotel Mondial dhe prej aty më pas lëvizi rrufe nga individë që ju kontrolluan shtëpitë herë pas here, por nuk u gjet asgjë. Megjithatë në një nga përgjimet, babai i Haxhiut i  thotë të vëllait merre dhe atë, dhe të futej tek garazhi, por policia nuk është në gjendje të specifikojë se për çfarë bëhet fjalë.

Katër ditë mbasi i kërkuari gjendej ndërkohë në Shqipëri  policia mbajti nën vëzhgim të dashurën e Edevaldo Haxhiut po pa asnjë rezultat dhe të dhëna për hetimin. Njeriu që pranon se turku ishte mirëpritur nga Haxhiu është i riu A.C që pranon “ po e prita Erkanin dhe të nesërmen mora vesh nga mediat që ishte i kërkuar”. I riu u pyet nga policia në muajin maj dhe që prej atëherë sërish asnjë gjurmë dhe rezultat.

Në vazhdim policia kontrolloi 16 banesa. Sakaq Edevaldo Haxhiu për të cilin ndërkohë policia u vu në kërkim njësoj si për turkun e konstatoi në mes të muajit shtator pikërisht në hotelin ku ai strehoi së pari Ozer dhe  menjëherë kreu ndalimin e tij me inisiativë.

Ai u justifikua se ka miq në Turqi dhe marrëdhënie biznesi  dhe për shkak të kësaj marrëdhënie mbërrijnë shtetas turq që montojnë pajisjet e fabrikës  lidhur me biznesin e tij familjar 3AM. Për Ozer i riu thotë: “E pyeta pse ke ardhur në Shqipëri me çfarë merresh, por ai thjesht ngrinte supet lart. Nuk kam dijeni për turkun” shton i dyshuari që del sot para gjykatës dhe me siguri do lirohet. “Momenti i fundit që kisha kontakt me të ka qenë kur e taova tek hotel Mondial”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VULIN E QUAJTI BUDALLA/ Kurti ia kthen ministrit serb: Ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit
Previous article BUNDESLIGA/ Wolfsburg pëson humbjen e parë, Leipzig mposht me GOLEADË Hertha Berlin

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT