• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E MUXHAHEDINIT IRANIAN/ Në 2013-ën ishte një nga të MBIJETUARIT e masakrës në Irak
Home
Breaking News

HISTORIA E MUXHAHEDINIT IRANIAN/ Në 2013-ën ishte një nga të MBIJETUARIT e masakrës në Irak

23 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

47-vjeçari iranian, Malek Shara’i, banues në Manëz është mbytur aksidentalisht para 4 ditësh në liqenin e fshatit Rrotull. Ai ka humbur jeten gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin Rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur para 4 ditësh, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte.

Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas, duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, u kërkua ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani.

Nga mediat bëhtë public njoftimi i organzitës që menaxhon refugjatët iranianë në Shqipëri. Anëtari i PMOI Malek Shara’i, lindur në Khorramshahr në 1970, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21-vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.

Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve. Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur do ta shohim të veshur me fustan të bardhë? Miriam Cani flet për planet e dasmës me Albanin
Previous article KUPA E BOTËS/ Suedia shënon golin e parë ndaj Gjermanisë

g.autor

Postime të ngjashme

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg Aktualitet

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT