Kur shikoni diçka në ngjyrë rozë atëherë menjëherë mendoni se ajo gjë (send) ose diçka që punon vetë i takon një vajze të vogël.
Një kukull “Barbie” është e dedikuar për një vajzë të vogël e cila pëlqen të vishet gjithashtu si një kukull.
“Roza” është një ngjyrë që i përshtatet vajzave, dhe këtë e kemi parë që në shekujt e mëparshëm.
Historia e ngjyrës “rozë” daton që në shekullin e 18të, dhe kjo është diçka lehtshëm i vërtetueshëm.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu.
“Në shekullin e 17të djemtë dhe vajzat vishnin njëlloj ngjyrat e njëri tjetrit. Edhe atë blu, por edhe ngjyrën rozë”, rrëfen për CNN Valerie Steele, drejtore e Muzeut të Modës në Nju Jork.
Në fakt nëse nuk e dinit, ngjyra rozë ose siç shumë prej nesh e përdor edhe shkurtimisht në anglisht – “pink”, ka qenë e dëstinuar për meshkujt.
***
Po të shfletosh katalogët e modës, apo librat e revistat e vjetra mund të shikosh që shumë prej meshkujve e kishin si ngjyrë të tyren “rozën”.
Të paktën kështu deklaron Leatrice Eiseman një ekspert i ngjyrave, dhe drejtor kryesor në ‘Institutin e Ngjyrave” në Nju Jork.
E në të vërtetë edhe pse pas kaq shumë kohësh ngjyra “rozë” ka mbetur në mendjen tonë si ngjyra e vajzave të vogla, në të vërtetë nuk është totalisht kështu.
Piktura, fotografi, revista, ose libra tregojnë me fakte të kundërtën duke sjell dyshime ndaj historisë së “rozës”.
Përgatiti: AlpeNews.al