• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA E KOLONIZATORËVE/ 50 familje fermerësh të bardhë lënë Afrikën e Jugut. Emigrojnë në Rusi për…
Home
Jetë

HISTORIA E KOLONIZATORËVE/ 50 familje fermerësh të bardhë lënë Afrikën e Jugut. Emigrojnë në Rusi për…

21 July, 2018 g.autor Jetë

Boerët janë pasardhës të fermerëve holandezë që nisën të kolonizojnë Afrikën e jugut rreth 250 vite më parë.

Pas fundit të aparteidit në vitin 1994, që i ndante zezakët nga të bardhët me ligj, ata ankohen se situata e sigurisë është përkeqësuar për ta.

Rreth 15,000 prej tyre kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Afrika e Jugut e për t’u vendosur në Rusi, po si fermerë, për t’i shpëtuar dhunës që raportojnë se po zhvillohet kundër tyre.

50 familjet e para pritet të vendosen në jugperëndim të Rusisë së shpejti, duke kërkuar azil politik. Ata thonë se pësojnë sulme të dhunshme si dhe kërcënime me vdekje, të cilat thonë se e kanë burimin nga vendimet e qeverisë së Afrikës së Jugut për të shpronësuar fermerët e bardhë.

Ata thonë se nuk i kanë vjedhur toka askujt, dhe se kur janë vendosur si kolonizatorë, në shek. 18 dhe 19, janë përpjekur të negociojnë në mënyrë zyrtare e duke shmangur konflikte. Por Cyril Ramaphosa, presidenti i ri i Afrikës së Jugut, kishte premtuar që në fushatë se do t’u kthente zezakëve tokat që u ishin marrë nga fermerët e bardhë që në vitet 1600. Qeveria tha se kanë në plan t’i japin fund asaj që e quajnë “aparteidi i trashëguar”, faktit që shumica e tokave zotërohen nga pakica e të bardhëve.

Debatet kanë degjeneruar në dhunë dhe nga viti 2016, deri në vitin 2018, janë raportuar 74 vrasje dhe 638 sulme kundër fermerëve, kryesisht të bardhëve.

Qeveria nuk i mohon shifrat, por thotë se sulmet kanë ndodhur për shkak të një vale dhune që është përhapur po njësoj edhe kundër fermerëve zezakë.

“Duam të emigrojmë sepse shohim një të ardhme shumë të errët këtu dhe kemi frikë për jetën tonë”, thotë njëri prej tyre.

Zona e Stavropolit në Rusi është përgatitur të presë 50 fermerët e parë, dhe pas një studimi kanë raportuar se mund të mirëpresin 500 në total.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lindi dhe Venera zbulojnë detaje nga dasma: Do të jetë ceremoni madhështore, të ftuar edhe...
Previous article Fansat SULMOJNË Rudinën për FOTON pa make-up, reagon gazetarja: Ju që shani, nguleni mirë në...

g.autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT