• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E DITËS/ Kryeinfermierja e Infektivit mposht koronavirusin, rikthehet në detyrë. Ja APELI që ka
Home
Histori Njerëzore

HISTORIA E DITËS/ Kryeinfermierja e Infektivit mposht koronavirusin, rikthehet në detyrë. Ja APELI që ka

18 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Histori Njerëzore, Sociale

Me qindra mjekë e infermierë u prekën nga COVID-19, e këtij fati nuk i shpëtoi as personeli shqiptar. Por në radhët e atyre që u sëmurën me coronavirus, ka nga ata me të cilët do të krenohemi edhe pasi të mbarojë e gjithë kjo.

Kjo është historia frymëzuese e kryeinfermieres Merita Sefa, që shërben prej 23 vitesh në Spitalin Infektiv në Tiranë. Merita u infektua nga virusi, ndërsa iu shërbente dhjetëra pacientëve të shtruar në pavionin e saj. Ajo rrëfen për Euronews Albania se në fillim nuk donte as vetë ta besonte, por shenjat e sëmundjes u qartësuan me kalimin e ditëve, ndaj kryeinfermierja vendosi të largohej nga detyra që të mos rrezikonte të tjerët.

Por largimi i saj do të zgjaste vetëm pak kohë. Menjëherë sapo e mori veten, Merita vendosi të rikthehej në detyrë. Tani edhe më e fortë se më parë. Ishte aty mes të sëmurëve për t`i mbështetur jo vetëm nga ana mjekësore, por edhe psikologjikisht. Merita e kishte provuar vet stresin dhe ankthin që shkaktonte infektimi nga COVID-19, ndaj kuptonte të gjitha vështirësitë e pacientëve të saj.

“Sapo mora vesh që isha infektuar mendja më shkoi direkt tek familja. Por për fat të mirë kisha mbajtur distancë prej tyre që në fillim, nga frika mos i rrezikoja“, – tregon Merita për rubrikën Covid Histori në Euronews Albania.

Sot Merita është sërish në krye të detyrës, me mbledhjet me stafin e kujdesin ndaj pacientëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. “Kam pasur mbështetjen e kolegëve, të shefes së shërbimit dr. Najada Comos, por edhe të gjithë të tjerëve që më njohin– pohon Merita.

Kryeinfermierja Sefa ka këtë mesazh për të gjithë shqiptarët: “Unë nuk e kisha luksin që  të rrija në shtëpi, ndërsa ju e keni. Ju lutem na ndihmoni, bëni pjesën tuaj dhe unë të bëj pjesën time!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DHIMBJE DHE SHUMË FRIKË”/ U infektua gjatë udhëtimit në Angli, mjekja tregon betejën me COVID-19: 30 ditë e shtruar
Previous article KORONAVIRUSI/ Turqia regjistron 126 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, 1.769 të vdekur

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT