• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Historia e Diplomacisë Shqiptare”/ Ministri Bushati publikon online arkivin e ri…
Home
Shqipëri

“Historia e Diplomacisë Shqiptare”/ Ministri Bushati publikon online arkivin e ri…

14 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Të shumtë janë institucionet të cilat kanë arkivin e tyre të brendshme, por shumë pak prej tyre kanë të njëjtin interes që ka arkivi i shtetit dhe arkivi i Ministrisë së Jashtme.

Nëse në Arkivin Qendror të Shtetit gjenden informacione të gjithanshme, fondi arkivor i Ministrisë së Jashtme është po aq interesant në raport me natyrën e informacionit që përcjell.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka vendosur që këtë fond arkivor ta vendosë në dispozicion të publikut. Deri tani arkivi i Ministrisë së Jashtme tani është “shfrytëzuar”, nga një grup i vogël studiuesish, historianësh apo diplomatësh.

Nisma për të publikuar online fondin arkivor të diplomacisë shqiptarë është padyshim një ndihmë e madhe për studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, historisë, etj, por edhe për të gjithë ata qytetarë të interesuar për dosje apo zhvillime të rëndësishme historike.

Arkiva e Ministrisë së Jashtme vitet e fundit i është nënshtruar restaurimit duke krijuar kushtet e duhura për ruajtjen dhe kujdesin e dokumenteve me vlerë historike. Ministri Bushati madje e ka bëre praktikë që për çdo vizitë zyrtare të personaliteteve të huaja në Shqipëri, pjesë e programit të jetë edhe një ekspozitë arkivore mbi marrëdhëniet me shtetin përkatës.

Njoftimi i MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar.

Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore. Këtë javë rubrika sjellë në vëmendje të lexuesve informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të Ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Evropian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet evropiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizim do të kishte karakter ekonomik.

Në gjysmën e dytë të viteve ’20 të shek.XX, periudhe kur Gjermania po restauronte statusin e Fuqisë së Madhe, shefi i diplomacisë franceze të kohës arrin në konkluzionin që Gjermania do të ishte paqësore vetëm në kuadër të një federate evropiane.

Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi këtë skemë ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj. Propozimi u mbështet nga Ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann, dhe u kërkua qëndrimi i gjithë vendeve që përfshiheshin në këtë propozim.

Shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, mban qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi.
Në Attach do të gjeni komentin që i bën këtij propozimi Ministri i Jashtëm i kohës Z. Rauf Fico, dhe përgjigjen zyrtare të qeverisë shqiptare e cila iu dorëzua me 15 korrik 1930 Ministrit Fuqiplotë të Francës në Tiranë.

Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të Ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i Ministrit të Jashtëm të Briand (1932), dy mbështetësit kryesore të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Evropa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPEKTIMI I PUNIMEVE/ Taulant Balla: Brenda vitit të gjitha rrugët e Elbasanit do të përfundojnë
Previous article I dashuruar pas Turqisë, futbollisti SHQIPTAR prezantohet tek Silopispor

k.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT