• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E DHIMBSHME/ Motra më dogji me qumësht, fqinjët më futën në ujë të kripur…
Home
Sociale

HISTORIA E DHIMBSHME/ Motra më dogji me qumësht, fqinjët më futën në ujë të kripur…

22 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sfidat e jetës ndonjëherë të përplasin me fatkeqësi të paimagjinueshme, dhe pjesa më e vështirë është të pranosh realitetin. “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme, historinë e rëndë të Valdetes. Në moshën 3-vjeçare, motra e saj padashje i derdh sipër qumështin e nxehtë.

Ka qenë një moment i vështirë dhe i dhimbshëm, që u pasua nga një gjendje e keqe shëndetësore. Valdetja bie në komë, por fatmirësisht gjendja e saj me kalimin e ditëve u përmirësua, edhe pse për 3 vite me rradhë, spitali u kthye në shtëpinë e saj të dytë.

Valdetja: Historia ime fillon në moshën 3- vjeçare me një fatkeqësi që ndodhi në familjen time. Atë ditë në fakt, mbaj mend në shtëpi kam qenë me dy motrat e mia, njëra dy vite përpara meje dhe tjetra 14-vjeçe. Dhe pikërisht motra që ishte 14 vjeçe, i ndodhi në njëfarë mënyre dhe asaj fatkeqësia që të më digjte, jo se donte. Duke ngritur tenxheren e qumështit, padashje, unë duke luajtur me një lodër, diku e ulur tek pragu i derës, i rrëshqet dhe i gjithë qumështi bie mbi mua.

Ardit Gjebrea: E kujton atë moment?

Valdetja: E kujtoj vërtet dhe është për t’u habitur, që deri në momentin kur jam dërguar në spital, kam përjetuar dhe kam dëgjuar gjithçka çfarë thoshin njerëzit rreth meje, vetëm që nuk kisha forcë,  që të thoja: Boll se po më lodhni. Nuk e di kisha shumë dhimbje. Komshinjtë që erdhën rreth e rrotull, në moment ata u gjendën. Shiko është vërtet për të të ardhur keq, por ata kanë eksperimentuar me mua.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Valdetja: Mbaj mend dikush i thoshte futeni në ujë të ftohtë, dikush në ujë të kripur.

Ardit Gjebrea: Të futën në ujë të kripur?

Valdetja: Po dhe e mbaj mend, se ndjeva një dhimbje të jashtëzakonshme.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e tu ku ishin në atë kohë?

Valdetja: Në punë, erdhën në shtëpi dhe më çuan në spitalin e Burrelit. Në momentin kur gjendesha në spital, ishte një moment mes jetës dhe vdekjes, kam qëndruar për ditë të tëra, le të themi në gjendje kome, nuk përmendesha. Dhe isha në atë gjendjen që nuk merrja dot as serum, trupi im s’po pranonte më asgjë.

Ardit Gjebrea: Po kështu, nga pamja e jashme nuk duket asgjë?

Valdetja: Fatmirësisht nuk duket asgjë, shumë jam rikuperuar dhe në disa vende është dashur dhe të bëhet ndërhyrja. Shenjat më të mëdha janë aty ku trupi e ka mbajtur nxehtësinë.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke ndenjur në spital?

Valdetja: Goxha, 3 vjeçe deri në 6-vjeçe, ishte periudhë spital- shtëpi. Mbaj mend në klasë të parë thashë shpëtova, nuk do i frekuentoj më spitalet./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERKUPA E ITALISË/ Mesfushori Lulic ndëshkon Juventus me një goditje "fluturimthi", ja goli (VIDEO)
Previous article LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Chelsea. Rezultati 0-2

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT