Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 8-vjeçar ka vdekur si pasojë e një sëmundje që ende nuk është zbuluar. Mediat e huaja kanë shkruar se nëna e 8-vjeçari ka rrëfyer vet historinë për vdekjen e djalit të saj.
Mes lotëve 31-vjeçarja, Clare Walker ka treguar edhe momentet e fundit me djalin e saj 8-vjeçar, i cili vdiq papritur.
Walket thotë se i kishte kërkuar të birit të vishte pizhamet dhe ta priste në shtrat, por papritur ai filloi të bërtiste nga dhimbjet. Më tej ajo shton se kishte shkuar menjëherë tek ai, por pak minuta në vonë ai vdiq në krahët e saj.
“Kujtim që nuk do të shkulet kurrë nga mendja e Clare-it. Të dua shumë.”- kanë qenë këto fjalët e fundit që vogëlushi i tha të ëmës.
“Unë i kërkova që të vishte pizhamet dhe të shtrihej, sepse unë do të vija për pak.
U drejtua njëherë në drejtim të shkallëve, u kthye dhe më tha “të dua shumë mami”, unë ju përgjigja që edhe unë të dua shumë.
Pak pas këtij momenti ai bërtiti me të madhe. Shkoj tek ai dhe e shoh të shtrirë në dysheme, duke rënkuar nga dhimbjet e tepërta.
E marr në krahë dhe nxitoj për ta nxjerrë jashtë, por ndërron jetë në duart e mia.
Vdekja e tij është e paqartë dhe analizat e kryera nga mjekët ende nuk kanë treguar pse më vdiq djali.”- u shpreh e përlotur 31-vjeçarja.