Ngacmimet seksuale nuk kanë kohë, moshë, por as gjini.
Nëse do i referohemi rastit të ndodhur paraditen e e sotme ku u arrestua një burrë që ngacmonte të mitura në rrugët e Tiranës, deri diku mund tw konsiderohet si në fenomen i hasur.
Por rasti i mëposhtëm duket sa i pazakontë aq edhe i çuditshëm.
Ngjarja:
Një 59-vjeçar nga Lezha, i sapo mbërritur nga Italia, është arrestuar për ngacmim seksual të një djali nga Kavaja. Denoncues është një 31-vjeçar, i cili ka rrëfyer se një nga ditët kur ka dalë për vrap, një burrë i panjohur e ka ngacmuar duke i kërkuar marrëdhënie.
Pas vrapit tregon i riu, ai u ul si zakonisht për kafe, por një burrë është afruar pranë tij dhe e ka qerasur me birra. Unë refuzova, tregon i riu, por ndërkohë i panjohuri u ul në tavolinën përballë dhe nuk mi ndante sytë.
Më tej 31-vjeçari e ka lënë me nxitim ambientin ku pinte kafe, por ngacmuesi e ka ndjekur dhe pikërisht në këtë rrugicë (shih videon), ai është zhveshur. Në këtë moment, sipas prokurorisë, 31-vjeçari është ndjerë i ofenduar dhe ka tentuar ta dhunojë të panjohurin.
Dëshmitarët okularë kanë njoftuar policinë, e cila ka zbardhur historinë e padëgjuar. Nga ana e saj, gjykata e la 59-vjeçarin në arrest me burg, derisa prokuroria të dorëzojë edhe prova shtesë, si kamera e sigurisë në lokalin ku ulej pas vrapit djali nga Kavaja.


