Një grua që i tha burrit të saj se mendonte se ishte sulmuar seksualisht gjatë një nate, por më pas zbuloi se abuzuesi kishte qenë vetë bashkëshorti i saj.
Pas gjetjes së gruas së tij në një stol, të rrëzuar, për shkak se ishte e alkoolizuar, e kishte marrë atë në shtëpi dhe e kishte përdhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në Berkshire të Britanisë së Madhe.
Gruaja kishte dalë vetëm dhe ishte dehur, pas një debati me bashkëshortin e saj, 35 vjeç. Të nesërmen në mëngjes, viktima dyshonte se ajo ishte sulmuar seksualisht, dhe në mirëbesim i tregoi burrit të saj, i cili i tha të thërriste policinë.
Detektivët më vonë e arrestuan burrin pasi ADN-ja tregoi se ishte ai sulmuesi. Ai kishte pohuar se çifti kishte marrëdhënie konsensuale një javë më parë, por provat dëshmuan të kundërtën.
Burri u dënua me 7 vite burg./ noa