• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Histori tronditëse/ Djali del pas 2 vitesh nga shtëpia, shpërthimi që i shkatërroi jetën
Home
Aktualitet

Histori tronditëse/ Djali del pas 2 vitesh nga shtëpia, shpërthimi që i shkatërroi jetën

15 October, 2017 K.editor Aktualitet

Liria ka ftuar të birin, Gentin në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të vazhdojë jetën, pavarësisht rrethanave.
Ajo rrëfen se 2 vite më parë, në një lokal të një fshati të Pogradecit, ndodhi një shpërthim nga bombola e gazit. Aty ndodhej i biri 18 vjeçar, i cili u gjet nga vëllezërit e tij, i mbuluar nga flakët.

Ky incident bëri që Genti të mos kryente dot më asnjë nevojë të tijën personale. Ai hoqi dorë edhe nga shkolla sepse i vinte turp nga djegiet që i mbulonin trupin.

“Thotë: ‘Mami, shiko si jam nga fytyra, por edhe duart nuk më bëjnë për të punuar. Si do jetoj unë kështu?’ E vret në vetvete… Heq shpresën, ndërsa unë i jap kurajo”.

Përsa i përket ftesës që i ka bërë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Liria shprehet:”Djalin e kam thirrur që t’i them që të falenderojë Zotin që e la në këtë jetë edhe të dalë sepse ka turp”.

Ajo mendon se Genti nuk ka pranuar, por ai vjen në studion e “E Diela Shqiptare” dhe mendon se personi që e ka ftuar është kushërira ose vëllai. Por kur shikon të ëmën
emocionohet dhe mbetet pa fjalë.

Liria – Sa hapa do të bësh, mami do të ndjekë nga mbrapa. Ti të ma heqësh atë stresin që ke e të dalësh me shokët, të vesh tek të afërmit e tu dhe të vazhdosh jetën tënde.

I pyetur nga Arditi rreth gjendjes së tij tani, 2 vite pas incidentit, Genti shprehet se
edhe pse është munduar, nuk ka mundur ende të mësohet me këtë mënyrë
jetese.

Genti – Nuk dal sepse më duket vetja sikur jam mbyllur brenda një trupi tjetër. Shoh fotot e mëparshme dhe … më duket sikur ka vdekur ai Genti i parë. Nuk bëj dot asnjë gjë edhe po të dal. Duart nuk i mbyll dot …

 

Arditi – Ti vërtetë ke vështirësi fizike, megjithatë mendjen e ke në rregull, flet, qesh, nuk ke vështirësi të dalësh, të ecësh apo jo? Çfarë të pengon?

Genti – Më vjen zor … Më vjen turp …

Arditi – “Kush të do, të do. Nuk e bën pamja fizike njeriun, më beso. Ne kemi pak minuta bashkë, mua nuk më bën më përshtypje, u mësova me ty dhe nëse ti do kesh një shpirt të bukur, ashtu siç jam i bindur që e ke, ti je njeriu më i bukur i botës! Ka shumë njerëz që janë shumë të bukur, por nuk mund të qëndrosh as edhe një minutë me ta, për çfarë kanë në shpirtin e tyre. Jeta është e bukur, do kesh kohë ta
jetosh dhe ta shijosh. Nëse nuk do ta bësh për vete, bëje për mamanë, që po
vuan shumë”.

Arditi shprehet se të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë Gentin për operacion plastik dhe
kështu merr dhe premtimin e tij që do të dalë nga shtëpia. Gjithashtu i ofron
edhe 2 bileta për të ndjekur “Këngën Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Liria përqafohet me të birin, të dy me lot në sy, duke na treguar se bukuria nuk është asgjë para një shpirti të bukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gabimi fatal i agjentit, i dërgon mesazh të dyshuarit për sulme terroriste
Previous article "SARAH"/ Provokimi i Alfred Pezës: Një grua, një publicist dhe një mbret për të ndryshuar Shqipërinë!

K.editor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT