• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Njihuni me arkitektin nga Lushnja që ka “ndërtuar” 200 ha tokë me kultura të ndryshme që eksportohen në tregun e jashtëm
Home
Histori Njerëzore

HISTORI SUKSESI/ Njihuni me arkitektin nga Lushnja që ka “ndërtuar” 200 ha tokë me kultura të ndryshme që eksportohen në tregun e jashtëm

5 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Histori Njerëzore

Në Grabian të Lushnjës, Franci është një tjetër shembull suksesi i punës në bujqësi. Ai ka studiuar arkitekturë, por “ndërtimi” i tij është një sipërfaqe plot 200 hektarë, e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore që eksportohen në tregun e jashtëm.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga sipërfaqet e tokave bujqësore tërësisht të punuara dhe mbjella, që duken si një tablo e pikturuar shumë bukur.

“Grabian, Lushnjë. Këto pamje fantastike nga ajri që ngjajnë si të pikturuara me dorë mbi telajon e një artisti, janë fryt i i punës dhe pasionit të një të riu, i cili jeton me dashurinë për tokën”, shprehet Rama.

“Franci ka studiuar arkitekturë, por “ndërtimi” i tij është një sipërfaqe plot 200 hektarë, e mbjellë me kultura të ndryshme që eksportohen në tregun e jashtëm, falë punës së palodhur që rrezaton modelin frymëzues të shqiptarit të mirë, këmbëngulës, pasionant”- thekson Rama.

Franci tregon se ka mbi 15 vjet bashkë me babain e tij që punojmë në këtë sipërfaqe toke dhe kultivojnë produkte të ndryshme bujqësore, por gruri është kultura bazë.

Ai thotë se sipërfaqet e tokës i kanë marrë me qira tek fermerët e zonës dhe në fermën e zgjeruar që kanë krijuar tashmë, kanë rritur numrin e të punësuarve si dhe të ardhurat ekonomike. Ndërsa prodhimet nga ferma e tij eksportohen në Serbi, Mal të Zi, Kosovë ndërsa furnizon intensivisht tregun vendas.

“Ambicia ime është të punojë dhe të mos e lë asnjë metër tokë pa punuar dhe asnjë moment të pa kultivuar dhe shfrytëzuar potencialet e prodhimit bujqësor që ofron Grabiani”, shprehet Franci.

Franci është përfitues dy herë nga Skema e Mbështetjes. “Skema Mbështetëse më ka dhënë ndihmë për meremetime në serra, mekanikë bujqësore dhe rritje të prodhimit”, shprehet Franci.

RESPEKT🙏Grabian, Lushnje – Këto pamje fantastike nga ajri që ngjajnë si të pikturuara me dorë mbi telajon e një artisti, janë fryt i i punës dhe pasionit të një të riu, i cili jeton me dashurinë për tokën 🌱🌿🌾🌻Franci ka studiuar arkitekturë, por "ndërtimi" i tij është një sipërfaqe plot 200 hektarë, e mbjellë me kultura të ndryshme që ekportohen në tregun e jashtëm, falë punës së palodhur që rrezaton modelin frymëzues të shqiptarit të mirë, këmbëngulës, pasionant🙏👌🏻

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi në Bejrut (VIDEO)
Previous article E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 42-vjeçari i humbur prej disa ditësh, familjarët apel për ndihmë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT