• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

3 June, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Një shqiptaro-amerikane është vlerësuar lart nga administrata “Biden”.

Fjala është për  Eva Millonan e cila është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Homelande Security.

Ky është posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri.

Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjesh në karrierës së saj.

Në Shqipëri, ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1989 në 1992.

Pasi emigroi në SH.B.A., ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror dhe më pas në 1999 u bashkua me MIRA  (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtoreshë.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008 dhe sot njihet si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu, Millona ka dhënë kontribut të madh në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Masaçusetsit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshillëdhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SH.B.A. dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KE BËRË KONTROLL NË ÇMENDINË? Juli i "Për'puthen" ia mbyll gojën ndjekësit (FOTO)
Previous article ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Prestigjozja "AS": Tre arsyet kryesore të divorcit mes Ramos dhe Real Madrid

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT