• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORI/ Si luftoi me kancerin gruaja e Forcave Speciale, mesazhi që jep Xhaçka (FOTO)
Home
Breaking News

HISTORI/ Si luftoi me kancerin gruaja e Forcave Speciale, mesazhi që jep Xhaçka (FOTO)

1 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Muaji tetor njihet si muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe kësaj iniciative i është bashkuar Ministria e Mbrojtjes për të disatin vit radhazi.

Një mamografi lëvizëse, e cila kryen diagnostikim falas është vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për të diagnostikuar të gjitha zonjat që shërbejnë pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo mamografi lëvizëse ka njohur histori suksesi. Zonja Naime Lika, 55 vjeç, pjesë e Batalionit të Forcave Speciale u ekzaminua një vit më parë me kancer të gjirit nga shërbimi i mamografisë lëvizëse.

Sot, një vit më vonë, zonja zbuloi se ishte totalisht e shëruar dhe çdo gjë fal kapjes në kohë të problemit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë pranë grave e vajzave të Forcës Tokësore ku ka bërë thirrje për të mos neglizhuar shëndetin.

“Gruaja e ka në natyrën e vet vetsakrifikimin. Bën gjithçka për këdo dhe për gjithçka tjetër përveçse për veten. Unë jam shumë e lumtur sot që ne kemi mundësinë që një pjesë të madhe të grave të Forcës tonë Tokësore ta diagnostikojmë përmes mamografisë të lëvizshme.

Jam shumë e kënaqur që Ministria e Shëndetësisë na e ka dhënë këtë mamografi sot, na e ka sjellë këtu në Forcën Tokësore për të na mundësuar këtë shërbim të jashtëzakonshëm për të parandaluar një sëmundje që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe merr masivisht jetën e grave dhe nënave. Rëndësia e jetës është e veçantë por për një grua rëndësia është e dyfishtë, është e tillë sepse ajo edhe dhuron jetë dhe për të qenë në gjendje të dhurojmë duhet të mbrojmë atë që kemi”, ka shtuar Xhaçka.

Në një thirrje të veçantë për të mbrojtur shëndetin ministrja e Mbrojtjes ka theksuar edhe njëherë nevojën që kanë femrat për tu ekzaminuar dhe këtë shërbim që po iu ofrohet ta përdorin në dobi të tyre.

Një tjetër zonjë, Fatmira Ismailaj, specialiste në Stërvitje në Kompaninë e Zbulimit të Batalionit Komando, ishte shumë e kënaqur për këtë mundësi që Ministria e Mbrojtjes iu kishte dhënë zonjave të FARSH dhe i bëri thirrje të gjitha femrave të mos neglizhonin shëndetin e tyre.

“E kreva ekzaminimin dhe dola shumë mirë. E pata bërë edhe para gjashtë vitesh, e bëra për merak. Kjo është një nismë shumë e mirë e qeverisë shqiptare dhe MM dhe i bëj thirrje të gjithë femrave shqiptare mbi 40 vjeç ta bëjnë këtë që ta kapin në momentin e parë sepse shpëtojnë edhe jetën e tyre”– tha znj. Ismailaj.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë bashkëpunojnë prej disa vitesh për të mundësuar diagnostikimin falas të kancerit të gjirit me anë të mamografisë lëvizëse. Kjo pajisje do të lëviz në të gjithë repartet e FA për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë efektivëve civile ose nën uniformë.

Ky bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë vjen për të disatin vit radhazi dhe i ka ardhur në ndihmë disa zonjave për të kapur që në hapat e para përparimin e kancerit të gjirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL AUTOPSIA/ Mjekët Ligjorë: Ja shkaku i fshehtë nga se vdiq Adelajda. Nuk është epilepsia, por…
Previous article Gjermani - Azilkërkuesit duhet të bëjnë durim

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT