• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI PREKËSE/ Gjen nënën pas 55-vitesh: Faleminderit që më solle në jetë…Nuk doja të shkoja në botën tjetër me brengë (VIDEO)
Home
Sociale

HISTORI PREKËSE/ Gjen nënën pas 55-vitesh: Faleminderit që më solle në jetë…Nuk doja të shkoja në botën tjetër me brengë (VIDEO)

10 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas 55 vitesh, Matilda Koka bie në gjurmët e nënës së saj biologjike, falë investigimit dhe ndihmesës që shqiptarët dhanë në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Pranë moderatores Odeta Dume, kontaktoi vajza e Matildës, Ouresa Allushaj, e cila donte t’i bënte surprizë mamasë së saj duke shpresuar se emisioni do t’i gjente nënën biologjike. Dhe ashtu ndodhi. Pas shumë kontaktesh, “Pa Gjurmë” mundi të lidhet në telefon me Aretinë, nënën biologjike të Matilda Kokës. Ajo është 71 vjeçe dhe jeton në Patra të Greqisë, ku ka edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe një vajzë.

Në fakt telefonata u realizua me vajzën e Aretisë, 50-vjeçare, e cila foli në emër të nënës së saj. Fëmijët nuk e dinin se nëna e tyre kishte pasur një fëmijë jashtëmartesor, e bashkë me lajmin e mirë për Matildën, ata zbuluan sekretin që kurrë nuk e kishin menduar. Megjithatë, në telefonatën me moderatoren e emisionit “pa Gjurmë”, Odeta Dume, motra e Matildës, tha se është e gatshme ta takojë motrën. Emisioni mësoi se ato do të vinë në Vlorë për të mundësuar takimin mes Matildës, sot 55 vjeçe, dhe nënën e saj, Aretinë.

“Unë nënës sime, nëse ajo do të më pranojë, i them faleminderit që më solle në jetë, jam e lumtur…ajo e ka të vështirë, edhe unë të jem në vendin e saj, të më falë nëse e kam lënduar… Unë dua të di thjesht kush është nëna ime, kaq dua, kur të veja në atë botë mos të veja me një brengë të madhe”, tha 55-vjeçarja pasi dëgjoi në studio bisedën e realizuar me motrën e saj në Greqi, e cila kërkoi numrin për t’u lidhur me Matildën.

Ndërkohë, vajza e saj në studio u përlot teksa moderatorja i tha se ëndrrën e saj e ktheu në realitet.

“Pa dashur t’i hyjë në pjesë dikujt tjetër”, shtoi ajo e përlotur, duke mos dashur të ndikojë në jetën e askujt, as të gjyshes së saj, dhe as të fëmijëve të Aretisë.

Matilda u lind më 22 prill të vitit 1965 në Vermero të Delvinës dhe u birësua një vit më pas nga çifti Sanie dhe Xhevdet Leka nga i njëjti qytet. Prindërit birësues, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, vendosën të mos ia ndryshonin emrin e lindjes, por duke i dhënë mbiemrin e tyre. matilda e mësoi se ishte e birësuar në moshën 17-vjeçare, e megjithë dashurinë për prindërit birësues dhe lumturinë që ata i falën, në zemrën e saj e ndjente se kishte një boshllëk për të mësuar se kush ishte gruaja që i dha jetën.

Duke u munduar të shkojë në gjurmët e nënës biologjike, Matilda Koka shkoi në fshatin e lindjes së nënës së saj, ku arriti të komunikojë me dajën e saj, pasi emri i nënës, Areti Koka ishte në certifikatën e lindjes.

“Njerëzit qe jetojnë atje thonë se është kopja e nënës së saj. Ne takuam familjarët e saj dhe diçka ndodhi që nuk u takua me nënën. Mesa na thanë kanë qenë të afërmit e familjes që kanë kërkuar që nëna biologjike ta dërgojë në shtëpinë e foshnjës. Nëna ime takoi një person, që mendohet se ishte daja, në vitin 2010 e lamë që do vinin. La numrin e kontaktit mami. Por nuk kthyen kurrë përgjigje. Mami mbeti zemërthyer”, tha vajza e Matildës e cila e shoqëroi nënën e saj në emisionin “Pa Gjurmë”.

Matilda, e cila është e martuar dhe ka dy vajza, nuk kërkon asgjë si këmbim përveç se dëshiron të takojë nënën që e lindi 55 vite më parë. “Pa Gjurmë” uron që takimi i premtuar nga motra e Matildës, të realizohet sa më shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT PAS NDARJES/ Ja se si motra e bashkoi Stinen me bashkëshorten
Previous article "OSCARS 2020"/ Regjisori amerikan nderon Kobe Bryant në tapetin e kuq

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT