Askush nuk mund t’i zëvendësojë gjyshërit. Raporti i nipërve me gjyshërit është tejet i veçantë. Të gjithë duhet ta vlerësojmë kohën që kalojmë me ta, pasi janë të pazëvendësueshëm. Dashura që gjyshërit i dhurojnë gjithësecilit prej nesh është një dashuri e pakufijshme, e po ashtu duhet t’ia kthejmë në të njëjtën mënyrë. Por fatkeqësisht marëdhënia jonë me ta është tejet e shkurtër. E vetmja gjë që na mbetet pas ikjes së tyre janë fotot, letrat, dhe sendet e tyre, që i shohim me aq shum mall, e mundohemi t’i kujtojmë ato momentet e paharrueshme me ta, duke ia kuptuar me të vërtetë rëndësinë që ndoshta nuk e kemi kuptuar më herët. Kështu ka ndodhur edhe me nje vajzë durrsake, Mirjeta Gunbardhi e cila jeton në Modena të Italisë. Ndersa gjyshii saj, duket te jete me orgjina nga fisi i njohur ne Vlore. Ajo kujton me mall momentet e kaluara me gjyshërit e saj, si edhe historinë e tyre të dashurisë. Vajza tregon edhe për momentet e vështira të gjyshërve të tyre gjatë regjimit komunist në Shqipëri. E në fund i uron ata të prehen bashkë, të qetë e të dashuruar.
Ja letra e saj e plotë..
“Gjysherve te mij!!! I miei adorati nonni!!!
Ishte viti 1938 kur ju kurorezuat Dashurine tuaj te madhe .Djaloshi nga Vlora me syte blu te thelle si deti Jon, dhe Bukuroshja e Durresit , e brishte , delikate e embel si ajo….Kur dikush thonte i ngjan Lutfijes, ti buzeqeshje dhe na peshperisje ne vesh, askush nuk i ngjan asaj.Ajo ishte Bukuroshja e Durresit qe nuk mund te krahasohej me askend per ty. Kjo histori do te behej perralla me e dashur per ne niperit e tu gjysh i dashur.Sa here te pyesnim se si e ke njohur gjyshen tone , syte e tu shkelqenin dhe perloteshin nga dashuria .Dhe na tregoje me rradhe , foton e pare qe e kishtit bere fshehurazi ne oborrin e shtepise ne Vlore ne mes te trendafilave, letrat e para te dashurise , te kaltera ishin si syte e tu,te gjyshes ishin ngjyre roze me lule ne cep …Keto letra dhe foton e pare ti i ruaje si Thesar .Me kujtohet kur humbe portofilin qaje si femije jo sepse kishte leke brenda, Aty ruhej me kujdes kjo foto …Dhe mami im te ciles ti i therrisje Vajze dhe ajo natyrisht te falte dashurine dhe perkujdesjet qe i fal vetem nje vajze babait te saj te tha : Mos u merzit bab do ti zevendesojme te gjithe leket qe te kane humbur ….dhe Ai me gjysem zeri peshperiti: Ehhh moj vajze ate foto nuk ma zevedeson dot…Gjyshi im i mire qe ti thyen Endrrat ne mes te moren Rinine ne burgjet me te tmerrshem te diktatures….Por nuk arriten kurre te merrnin Fisnikerine dhe Dinjitetin .Ahh sa deshironin nje gje te tille ,por deri aty nuk arrinin dot sepse qenia e tyre arrinte deri tek Birucat e errta dhe te ftohta , qe i kishin krijuar vete, nga frika qe kishin nga njerez si ju, Fisnik dhe te Larte… Une jam e Bekuar sepse quhem ashtu siç deshiroje ti gjyshi im .Te kam quajtur keshtu moj bij qe te eci jeta mbare .Sa deshire kishe te me shihje nuse te veshur me te Bardha por per fat te keq nuk ja arrite asaj dite….Por nje dite ja arrite ama .Te shihje me syte e tu kur terhiqesh Zvarre Diktatori dhe te shkaterrohej busti i tij.Me duart qe te dridheshin qendroje afer televizorit dhe thoje : Ja arrita kesaj dite tashti mund te vdes i qete .Kur djemte e tu te pyeten ,na trego tani si quheshin ata qe te torturuan, ti tunde koken dhe the: Nuk me kujtohen more djem ,ato mostra kishin fytyren e djallit te gjithe.Dhe ti i kujtoje shume mire , por dashuria jote per bijte e tu kapercente çdo lloj hakmarrje dhe torture…Qofshit te qete gjysherit tone te mrekullueshem , qofshi bashke te dashuruar ne nje kopsht trendafilash aty ku shpertheu Gonxhja e pare e Dashurise tuaj te madhe.”