• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI FRYMËZUESE/ Dritani iku në Itali në moshë të mitur, KTHEHET në Shqipëri dhe…
Home
Sociale

HISTORI FRYMËZUESE/ Dritani iku në Itali në moshë të mitur, KTHEHET në Shqipëri dhe…

5 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Mbërriti në Itali në marsin e largët të vitit 1991, në një nga zbarkimet e para të njerëzve të dëshpëruar në brigjet e gadishullit, dhe u shndërrua në një nga ata për të cilët flitet ende sot e gjithë ditën.

Më pas, pas përvojës së fituar të punës ne Itali, u kthye në shtëpi dhe krijoi kompaninë e tij “Viaggiare & Sorridere”, që merret me turizem shendetesor, konkretisht kura dentare dhe kirurgji estetike me çmime shumë më të ulëta krahasuar me Italine që e mirëpriti dhe pjesës tjetër të Europës. Tani historia ka ndryshuar, është ai personi që i jep punë shumë të diplomuarve italianë dhe jo vetem. Gati 10% e stafit te tij prej me shume se 50 vetash jane shtetas te huaj, kryesisht italiane dhe franceze.

Quhet Dritan Gremi, shqiptari i cili zbarkoi në Pulia me një peshkarexhë, në moshë të mitur.

Një sakrificë e madhe duke punuar 15-16 orë në ditë nëpër hotelet,dhe resortet e lokaliteve me eksklusive te Italise duke kultivuar pasionin për turizmin.

‘’Një rrugë që me ka çuar për të punuar në Rimini, Riccione, liqenin e Gardas, Val di Fassa, Cortina d’Ampezzo, derisa mbërrita në ‘Grand Hotel Bagni Nuovi Valdidentro’, Alta Valtellina, ku presidenti, Andrea Quadrio Curzio më ndihmoi shumë në rritjen time profesionale duke me besuar përgjegjësinë e menaxhimit te F & B të resortit Bagni Vechi”, thotë Dritan Gremi.

Në Bormio (provincë e Sondrios), Dritani takoi Sonia Lanfranchi, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij, dhe e konsideron Valtellinan si shtëpinë e tij të dytë.

“Trajtimet e kurave dentare dhe kirurgjise estetike kryhen në përputhje me protokollet ndërkombëtare duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë’’, shpjegon Gremi.

Shpenzimet janë rreth 60% më pak në krahasim me vendet europiane.
‘’Kënaqësia më e madhe është fakti se, në sajë të profesionalizmit të stafit tone, klientët na dërgojnë, nga ana tjetër, miqtë dhe familjarët e tyre si klientë. Klinika jonë është e pajisur me aparaturat nga më të fundit të prodhuaraa në Gjermani, Suedi dhe Itali për implantet, kurorat dhe protezat e gjeneratës më të fundit. Ato kanë një garanci të rregullt europiane certifikimi’’, thotë Dritani.

Tek kostot e pacientëve, të cilët vijnë nga e gjithë Italia dhe jo vetëm, pasi na kontaktojnë në numrin pa pagesë 800 976 555 për të organizuar udhëtimin dhe për të na kërkuar informacion, nga e gjithë Europa, përfshijmë transferimin nga aeroporti (vajtje-ardhje), strehimin në hotel me tre yje si dhe shoqërues që njohin italishten, anglishten dhe frëngjishten. Për kohën e lire ofrohen gjithashtu guida turistike në vendet më të bukura të Shqipërisë, që ka peizazhe, histori dhe kulture fantastike dhe që ende nuk është sulmuar nga turizmi masiv.

Kryeqyteti, Tirana, në sajë të administrimit të kujdesshëm, ka arritur vitet e fundit kulmin e saj duke u bërë një kryeqytet për t’u admiruar, me një siguri për t’u pasur zili, siç e certifikon edhe raporti i ‘’Study of European Social Survey’’, që e ka klasifikuar ‘’si të nëntin më të sigurtë në botë’’.

Gjatë muajve të fundit ‘’Viaggiare & Sorridere’’ ka vendosur të aktivizohet në një iniciativë që ofron mjekim falas të kujdesit parësor dentar për personat në nevojë.

“Shëndeti është një e drejtë themelore’’, thekson themeluesi Gremi.
‘’Të gjithë kemi të drejtën e një jete dinjitoze dhe kemi për detyrë të ndihmojmë ata që janë në vështirësi për t’ua bërë jetën më të lehtë’’, përfundon Gremi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Juventusi pranë akordit, 30 milionë euro për yllin...
Previous article "NJËSOJ SI VEJUSHA E ZEZË"/ Zbulohet merimanga më e madhe helmuese në botë (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT