• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HIQNI KAPELET”/ Lleshaj-protestuesve për teatrin: Kujtoni se ç’ndodhi në ’97 kur s’kishte polici! Përgjegjësinë për aksionin e kanë drejtuesit
Home
Politikë

“HIQNI KAPELET”/ Lleshaj-protestuesve për teatrin: Kujtoni se ç’ndodhi në ’97 kur s’kishte polici! Përgjegjësinë për aksionin e kanë drejtuesit

21 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që kanë kritikuar sjelljen e policisë në protestën e artistëve. Duke kërkuar që Teatri të mos politizohet, që sipas Lleshajt një gjë e tillë ka ndodhur, ai komentoi edhe thirrjet e aktivistëve në protestë ‘hiqni kapelet’.

Për këtë, Lleshaj rikthehet pas në vitin në 1997 sipas së cilit ata që e kanë përjetuar këtë kohë e dinë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk ka qoftë edhe një ditë të vetme polici. Ndërkohë, sa i përket akuzave të opozitës se policia nuk ka pasur numra identifikimi në protestë, Lleshaj tha se përgjegjësia e tyre nuk është individuale, por e drejtuesve.

“Teatri po ngatërrohet me politikën. Kalimi i njerëzimit nga gjendja natyrore në gjendjen shoqërore, ku dhuna i delegohet një strukture të specializuar është një nga element kryesore ku njerëzimi kaloi nga barbaria te kultura. Diskutimet e fundit kanë targetuar policinë e shtetit, një diskutim për kulturën duke e shndërruar në një absurd konceptual, policia është parakusht që ekonomia, kultura të zhvillohet. E pafalshme dhe tragjike që policia të ndodhet në mes të diskutimit për kulturën. Një nga prioritet e mëdha që ndjek unë në detyrën time është që me policinë e shtetit të mundësojmë që shteti shqiptar të mos rrëzohet sa herë që grupe të caktuara kanë një axhendë polike. Ça duhet të bënte policia në 17 maj, gjatë protestave të dhunshme, gjatë tërmetit, gjatë pandemisë? Po në 17 maj? Përgjigja ishte ‘hiqni kapelen’ policisë së shteti që nuk e realizoi dot në mënyrë demokratike. Kjo është të kthehemi shumë mbrapsht. Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen ‘hiqni kapelen’, a e mendojnë qoftë një ditë Shqipërinë pa të, le të kujtohet 12 mars 1997 kur vendi nuk kishte policisë. I hoqën kapelet dhe ndodhi ajo që ndodhi, ndaj do të doja që të kishte një reflektim të madh jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve, 7 policë të gjakosur nga ata që duan të na kthejnë dhe të na vendosin kulturën, ose në thelb anti kulturën. Nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit, pati të ndaluar. Po, pati se duhet ta kemi të qartë, nëse e kemi vendosur për të jetuar së bashku, ajo që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi i policisë është vepër penale, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë pasojat e këtij veprimi. Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, çfarë ju duhen punonjësit individual, për t’i intimiduar ato”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKT NË FUSHË-KRUJË/ Plagosen me thikë 2 kunetërit, dërgohen drejt Traumës (EMRAT)
Previous article TEATRI/ Julian Deda: Anonimët (Ndrenika, Zhusti, Paja) do kenë një vend nderi në tabelën e turpit, vetëm kështu mund të hynin në histori

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT