• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HIQET KARANTINA/ Çekia njeh certifikatën shqiptare të vaksinës
Home
Sociale

HIQET KARANTINA/ Çekia njeh certifikatën shqiptare të vaksinës

27 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Republika Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet edhe nga autoritetet shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Pragë, ndërkohë që ka njoftuar edhe masat e reja që duhen për të lëvizur në këtë shtet.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës që lëshohet nga autoritetet kompetente shqiptare”, shkruan ambasada shqiptare në Pragë.

Lehtësim i masave, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë.

Informacioni i detajuar më poshtë:

Nga data 27.10.2021, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Republikën Çeke të udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të errët ( ).
Bazuar në Masat Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Çekisë, udhëtarët nga Shqipëria, që kanë leje qëndrimi në një vend të BE-së ose vizë afatgjatë, si dhe personeli i transportit ndërkombëtar, artistët profesionistë, atletët profesionistë dhe zyrtarë dhe përfaqësues shtetërorë, etj., para se të udhëtojnë në Republikën Çeke duhet:

1. Të plotësojnë Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit on-line në linkun: https://plf.uzis.cz/

2. Personat e pa vaksinuar, pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR (jo më shpejt se dita e 5 -të dhe jo më vonë se dita e 7-të pas mbërritjes ). Ndërkohë, nuk është e nevojshme izolimi në karantinë, por duhet të mbajnë maskë respiratorë sa herë dalin nga shtëpia.

Përjashtohen nga testi personat që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga BE-ja dhe të pajisur me një certifikatë e vaksinimi, që njihet nga Republika Çeke, por nuk përjashtohen nga detyrimi për te plotësuar Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.

PËRDITËSIM: Ashpërsimi i masave anti COVId-19 në Republikën Çeke
Duke filluar nga data 25 tetor 2021, maskat respiratore bëhen të detyrueshme në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm. Vazhdojnë të jenë të detyrueshme maskat respiratorë në transportin publik.

Që nga data 1 nëntor, bareve dhe restoranteve do t’u kërkohet të verifikojnë gjendjen e pastër të shëndetit kundër Covid-19 të klientit përpara se t’i shërbejnë. Kontrollet nuk do të bëhen në hyrje, por pasi të ulen klientët në tavolina.

Personeli i restorantit nuk do të ofrojë shërbime për këdo që nuk ka një certifikatë elektronike ose në letër që vërteton vaksinimin e plotë, shërimin nga infeksioni Covid në 6 muajt ose një test negativ për Covid-19./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET E TURPSHME/ Ultrasit masakrojnë “Air Albania”, mbi 250 stola të thyer (VIDEO)
Previous article SKANDALI/ Osimhen nga Lille për 50 milionë euro plus 4 lojtarë. Dy prej tyre luajnë në kategorinë e katërt

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT