• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIPOKRIZIA PRESIDENCIALE/ Ilir Meta, ose dyftyrësia e sjelljes me gazetarët në teori dhe në praktikë!
Home
Ekskluzive

HIPOKRIZIA PRESIDENCIALE/ Ilir Meta, ose dyftyrësia e sjelljes me gazetarët në teori dhe në praktikë!

21 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

A e gjeni dot se kush e ka thënë? “Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqëri moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike”.

Po ju ndihmojmë pak: Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Por Ilir Meta me gojën e zëdhënësit të tij gazetar Tedi Blushi, shkruante mbrëmë kundër gazetarëve Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu pas emisioneve televizive ku ata mbajtën qëndrime kritike ndaj tij, rreth nismë së tij të fundit që ai e quan “grusht shteti” të Rilindjes, ndaj së cilës ka thirrur qytetarët në shesh pasditen e 2 marsist.

Ja çfarë shkruan ai kundër kolegëve të tij: “Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”

Pyetje tjetër: Kush e ka thënë se “do të jetë përherë në mbështetje të gazetarëve, kundër çdo tentative që synon të cënojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vjet pas. Pa media të lirë e të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”?

Po ju ndihmoj edhe këtë radhë: E ka thënë Sh. T. Z. Ilir Meta, dora vetë.

Po përmes zëdhënësit të tij jo më larg se gjatë kësaj jave, Presidenti shkruan: “Më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme…”

Po ta mendosh se Presidenti i Republikës sonë ka sulmuar në vijimësi gazetarët, ku rasti tjetër më i afërt është ai i analistit të njohur Sokol Balla, atëherë e kupton më mirë dyfytyrësinë e sjelljes së tij në teori dhe në praktike, në raport me mediat në Shqipëri. Pa harruar, edhe akuzat që i janë bërë nga opinionistë të ndryshëm për blerje mediash, portalesh, drejtuesish të emisioneve televizive, e kështu me radhë.

Pas kësaj, Ilir Meta duhet të ndajë mendjen: Ose të heqi maskën e fjalëve të bukura e të dali në raportin e tij real me mediat, gazetarët, lirinë e fjalës e të shprehjes në Shqipëri, ose të mos bëjë moralistin. E ajo që dihet për ta, duket se vlen edhe për Presidentin tonë në ikje: Moralist është ai që gjykon gjithkënd e gjithçka, përveç vetes dhe sjelljeve të tij!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË THANË MOS DIL NË SKENË"/ Këngëtari i njohur tregon prapaskenat e Festivalit të Këngës
Previous article PAS SUKSESIT NË SANREMO/ Alketa Vejsiu në televizionin e njohur italian

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT