Sa herë që protestat e Bashës degjenerojnë në dhunë (faktikisht shumica e herëve), fajin nuk e ka as ai, as protestuesit, por gjithmonë Policia e Shtetit. Pak muaj më parë, kur banorët e Astirit u zhvendosen për të protestuar pranë Parlamentit, një efektive 24-vjeçare, Ina Nuku u plagos rëndë pasi një kapsollë e hedhur nga në drejtim të saj iu ngatërrua në shallin që mbante në qafë.
Duke tentuar të hiqte kapsollën, e cila nëse plaste në qafë do t’i sillte vdekjen e sigurtë, e reja humbi tre gishta pasi i plasi në dorë. Në atë moment, Lulzim Basha, në vend që të distancohej nga dhuna iu hakërrye Policisë së Shtetit, duke thënë se “është e pafalshme që në protesta të vendosen efektivë të tillë të patrajnuar”. Madje sipas Bashës, prezenca e Ina Nukut në proteste ishte një provokim.
Sipas liderit të opozitës, ai që hodhi kapsollën nuk kishte asnjë faj, duke paragjykuar një vajzë të re vetëm për nga mosha dhe nga gjinia, sepse rezultatet e Akademisë së Policisë tregojnë se Ina ishte një prej efektiveve më të mirë të brezit të saj, duke lënë pas edhe shumicen e meshkujve. Ndërkohë, dje policia u rikthye të provokonte sërish në sytë e Bashës. Si? Duke mos rrahur protestuesit dhe duke hapur kordonin e vendosur përpara Kryeministrisë.
Sipas Bashës, nëse policia do të ishte konfrontuar me protestuesit, ata nuk do të kishin arritur dot të shkatërronin institucionin. Nje logjike e mbrapshte, e qe pa dyshim, nëse kjo do të kishte ndodhur, Policia do të sulmohej edhe më ashpër, pra një win-win situation. Megjithatë, shqiptarët nuk kanë një kujtesë kaq të shkurtër. Dy standartet e treguara nga Basha janë të frikshme. Asnjëherë, njerëzit e inkurajuar prej tij për të shkatërruar çfarë t’iu dalë përpara nuk kanë faj. Faj ka gjithmonë Policia, edhe kur ndërhyn, edhe kur nuk ndërhyn. Hip se te vrara, zbrit se te vrava! Siç do te thonte populli.