Himni i Kosovës, sot bën 10 vite nga miratimi në një seancë speciale në Kuvendin e Kosovës.
Mengjiqi kur kishte propozuar melodinë e himnit kishte edhe vargje të shkruara.
Për shkak të pakos së Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.
Këtë vit për herë të parë Himni i Kosovës është intonuar edhe në Kampionatin Botëror, në fillimin e ndeshjes mes Finlandës dhe Kosovës.


