Një peshkaqen ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në brigjet e Vlorës. Kjo specie e peshkaqenit ka mbërritur pranë qendrës së Peshkimit Oriku nga peshkatarë të zonës së Himarës.
Në gjuhen e peshkimit ky peshkaqen emërtohet peshkaqeni Ngjale, në latinisht quhet centrophorus tessellatus dhe sipas bilogut Rigers Bakiu është një specie e Mesdheut.




